Shqipëria me vdekjet më të larta në Europë nga diabeti

E mërkurë, 14 November 2018 13:35

Sot është dita ndërkombëtare e sëmundjes së diabetit, sëmundje e cila vlerësohet se është shkaktari i shtatë i vdekjeve në botë.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje është më e lartë se në çdo vend tjetër të Europës. Sipas përllogaritjeve të Monitor në 2017-n numri i vdekjeve të shkaktuar nga sëmundjet endokrine të lidhura me ushqimin ishte 110 për 1 milion banorë.

Në këtë grup përshihen edhe sëmundje të tjera që lidhen me sistemin endokrin, por sipas mjekut endokrinolog, Dashamir Gjergji, peshën më të madhe e kanë të sëmurit me diabet. Në raportin shëndetësor të Ministrisë në 2014, thuhej se niveli i vdekjeve nga diabeti ishte trefishuar në vend.

Kjo rritje të trefishtë e nivelit të vdekshmërisë nga diabeti, sipas raportit, vjen për shkak të nivelit të lartë të glukozës, dietës jo të shëndetshme, obezitetit dhe inaktivitetit fizik.

Barra e diabetit mellitus pothuajse është dyfishuar në Shqipëri në të dy gjinitë gjatë dy dekadave të shkuara. Te meshkujt u vërejt një rritje prej 96% të DALY-t nga diabeti, ndërsa te femrat rritja ishte 85%, shkruhet në raportin e Ministrisë.

Për mjekun Dashamir Gjergji ky numër kaq i madh jo vetëm në vendin tonë, por ngado, vjen nga shumë shkaqe, ku më kryesoret janë: Mosvajtja për kontrolle periodike mjekësore, orientimi joracional drejt grupeve të riskut si edhe sensibilizim jo optimal dhe mosreagim të popullatës ndaj këtyre informacioneve.

Europa Juglindore më e prekura

Të dhënat e Eurostat për normën e vdekjeve të shkaktuara nga diabeti tregojnë se vendet e Europës Juglindore janë më të prekura. Vendi me normën më të lartë pas Shqipërisë për vdekjet nga diabeti është Qipro, ku në 2015-n llogariteshin 65 vdekje për 1 m8ilionë banorë. Pas Qipros renditet Turqia me 49 vdekje për 1 milion banorë, Malta me 46 për 1 milion dhe Serbia me 44 për 1 milion banorë (shiko grafikun).

Ndërsa vendet me normën më të ulët të vdekjeve me shkaktar diabetin e kanë vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore. Normën më të ulët e mban Lihtenshtajni, ku sipas të dhënave të Eurostat numri i vdekjeve për 1 milion banorë ishte 2.65, pasuar nga Finlanda me 8 vdekje për 1 milion banorë.

Burimi: Eurostat për vendet e BE-së, INSTAT për Shqipërinë,( të dhënat për Shqipërinë i referohen vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet endokrine që kanë lidhje me të ushqyerin, ku sipas mjekëve specialistë peshën më të madhe e zënë vdekjet e shkaktuara nga diabeti)/monitor

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sport

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sipas të përditshmes angleze The Guardian drejtuesit e Realit të Madridit janë duke menduar për shkarkimin e teknikut të përkohshëm Santiago Solari pas humbjes historike 3-0 në shtëpi ndaj CSKA-së...

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Sport

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona në janar dhe dyshja e Premier Ligës, Arsenal dhe Chelsea janë në pozitën më të mirë për të nënshkruar me të Vendimi për lojtarin...

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Shëndeti

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Më poshtë ju ndihmojmë me një nga dietat më të “shkëlqyeshme” të njërës nga klinikat më të famshme angleze. Dieta zgjat dy javë, nuk duhet të përdoren pije alkoolike dhe nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!