Qumësht e djathë i rrezikshëm, AKU përmbys markatën e Elbasanit

E mërkurë, 14 November 2018 12:26

AKU në qytetin e Elbasanit ka ushtruar kontroll në tregun e hapur , në markatë, ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë  dokumentacion veterinar dhe fiskal.

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumështi (djathë kaçkavall, djathë i bardhë, gjalpë),8 kg mjaltë, 6 kg vaj ulliri.

Ndaj subjekteve me aktivitet specifik Tregtim bulmeti: “Demir Halili“, “Bukurosh Asllani”, “PerparimShahollari”, “Bukurosh Peza” dhe “Albana Peza” u morën masa administrative  gjithsej 5 gjoba në vlerë 600 000 lekë dhe 3 ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.   

AKU inkurajon  operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU si dhe të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra  çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 17:54

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sport

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sipas të përditshmes angleze The Guardian drejtuesit e Realit të Madridit janë duke menduar për shkarkimin e teknikut të përkohshëm Santiago Solari pas humbjes historike 3-0 në shtëpi ndaj CSKA-së...

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Sport

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona në janar dhe dyshja e Premier Ligës, Arsenal dhe Chelsea janë në pozitën më të mirë për të nënshkruar me të Vendimi për lojtarin...

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Shëndeti

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Më poshtë ju ndihmojmë me një nga dietat më të “shkëlqyeshme” të njërës nga klinikat më të famshme angleze. Dieta zgjat dy javë, nuk duhet të përdoren pije alkoolike dhe nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!