Aksidenti më dy të vdekur në Korçë, prangosen dy persona

Premte, 09 November 2018 11:02

Policia e Korçës ka bërë arrestimin e dy personave, të cilët shkaktuan aksidentin tragjik në Korçë, ku babë e bij 33 dhe 6 vjeç humbën jetën.

Në pranga u vunë Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas dhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Kupe ka qenë edhe kryetari i Komunës së Libonikut.

"Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip "Volkswagen" me targa AA837JU dhe mjetin tip "Benz" me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar", thotë policia e Korcës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zgjedhjet brenda PD, Gjata: Ju tregoj pse ishin të ndershme dhe me standart

Politikë

Zgjedhjet brenda PD, Gjata: Ju tregoj pse ishin të ndershme dhe me standart

Njëri prej personazheve më të rinj në arenën politike të demokratëve është edhe Çlirim Gjata, i zgjedhur si Sekretar për Çështjet Ligjore në PD. I ftuar në “Open” të Eni...

Bebe Rexha "shpërthen" ndaj stilistëve të famshëm, zbuloni arsyen

Show-biz

Bebe Rexha "shpërthen" ndaj stilistëve të famshëm, zbuloni arsyen

Ylli i popit, Bebe Rexha ka reaguar publikisht për disa stilistë që refuzuan ti japin veshje për eventin "Grammys" pasi trupi i saj është i madh dhe nuk kanë masa...

Tatimet: Ndryshimet që prekin tatimin mbi të ardhurat

Aktualitet

Tatimet: Ndryshimet që prekin tatimin mbi të ardhurat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!