Kapen dy të rinj që shpërndanin drogë pranë shkollave të Beratit

Premte, 09 November 2018 09:27

Policia e Beratit ka ndaluar dy persona të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, ndërsa një person tjetër është arrestuar për armëmbajte pa leje.

Personat të cilët u kapën nga policia janë Klei Çobo, 19 vjeç dhe Arges Pirja, 30 vjeç.

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit. Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva", sqaron policia.

Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

"Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb", thotë policia.                                  

 Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Aktualitet

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Ndërsa verilindja dhe juglindja u përball me një situatë të pazakontë të reshjeve të borës, tashmë është jugu dhe jugperëndimi që mund të përballen me motin e keq. Për ditën...

Politikë

Rama i jep kompanisë që lëvron paratë për Lindën 19 milionë euro

Një tjetër rekord i zi në ndërtimin e rrugëve dhe vjedhjen e hapur që i bëhet parave të taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për një segment rrugor që lidh pallatin me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!