Ilaçet nuk “flasin” shqip. Në treg në gjuhë të huaja, në kundërshtim me ligjin

E Enjte, 08 November 2018 20:11

Në tregun e hapur farmaceutik, barnat nuk shiten sipas “ligjit të barnave”. Kjo, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk kanë paketimin dhe fletën shoqëruese në gjuhën shqipe.

Në tregun farmaceutik gjen barna që kanë fletët shoqëruese në gjuhën turke, atë angleze, atë gjermane, apo pothuajse në të gjitha gjuhët e vendeve europiane. Por, me informacion në gjuhën shqipe janë të pakta medikamentet që shiten në treg të hapur.

Burime të Top Channel thonë se nuk mund t’iu kërkohet kompanive të mëdha që të bëjnë paketimin në shqip, pasi tregu farmaceutik shqiptar është i vogël dhe kompanitë nuk kanë interes.

Ata, ose duhet të rrisin çmimin e barnave, ose të largojnë ilaçin nga tregu, duke krijuar mungesa të theksuara. Por, megjithatë, Top Channel u interesua pranë Agjencisë së Barnave, e cila njofton se po punohet për të bërë një format të njëjtë për fletën shoqëruese që do të kenë të gjitha barnat që hyjnë në tregun shqiptar.

“Ka nisur procesi i implementimit të fletudhëzuesit në gjuhën shqipe, proces i cili është në vazhdim për të gjitha barnat e autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë”.

Ndërsa për sa i përket paketimit – sqaron Agjencia e Barnave, – me vendim të Këshilit të Ministrave, informacioni që paraqitet në paketimin e medikamenteve mund të jetë në gjuhën shqipe, gjuhën angleze, ose në një gjuhë të vendeve anëtare të BE-së.

Këtu përfshihen edhe gjuhët sllovene, kroate, rumune, apo çdo gjuhë latine. Në paketimin e jashtëm, përveç informacionit në një nga këto gjuhë, mundet që kompania farmaceutike të përfshijë informacionin mbi ilaçin në një ose disa gjuhë të tjera, sipas rajonit në të cilin qarkullon ilaçi.

“Task forca” e ngritur nëpër farmaci – thekson Agjencia e Barnave, – do të nxjerrë në pah çdo shkelje që bëhet me ligjin e barnave dhe Agjencia do të vijojë kontrolle jo vetëm te farmacitë, por edhe tek importuesit e autorizuar./tch

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Politikë

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ndodhur përballë një panel;i gazetarësh në emisionin ‘360 gradë’ foli dhe për kandidatin që do të përfaqësojë opozitën ën zgjedhjet lokale të vitit të...

Gati marrëveshja për BREXIT

Globi

Gati marrëveshja për BREXIT

Teksti i Traktatit të Daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është gati dhe do t’i prezantohet qeverisë britanike të martën. Lajmin e dha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.  “Parametrat...

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Aktualitet

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!