Laboratori i drogës në Has, nesër para gjykatës pesë të arrestuarit

Diel, 21 October 2018 16:41

Nesër paradite në orën 10:00 do të dalin para gjykatës së Shkallës së Parë pesë nga gjashtë personat e arrestuar për laboratorin e heroinës që u zbulua dhe u sekuestrua në fshatin Brenog para dy ditësh. Për t’u njohur me masën e sigurisë do të dalin; Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti, Flamur Cela dhe Vehbi Barushi.

Gjykata do të japë masën e sigurisë, ndërsa dosja pritet që të transferohet te Krimet e Rënda në Tiranë, pasi bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të heroinës.

Përveç pesë të arrestuarve në Kukës është prangosur edhe një nga tre turqit e përfshirë në këtë dosje, i cili ndodhet në Tiranë. Ai dyshohet se është biznesmen dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të  opiumit në Shqipëri.

Brenda laboratorit të drogës në Brenog të Hasit, janë gjetur më shumë se 200 kg heroinë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!