Plagoset me armë në oborrin e shtëpisë kryetari i PD në Ulëz, policia mashtron si vetëplagosje

E mërkurë, 17 October 2018 20:46

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mat, në fshatin Bushkash.
Burimet bëjnë të ditur se, Xhovalin Rica, kryetari i Grupseksionit të PD në Ulëz është plagosur me armë në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërsa policia shpërndan lajmin për mediat sikur është vetëplagosur. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Rica ka qënë në oborrine shtëpisë së tij kur është qëllur me çifte nga një person dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Xhovalin Rica ka qënë në një lokal me një person sot në mesditë dhe kanë bërë debate. Dyshohet se personi që ka qënë në lokal me Ricën mund ta ketë qëlluar me çifte. Policia e njeh personin që qëlloi me armë ndaj kreut të të Ulzës, por e ka lënë të lirë duke e cilësuar krimin si vetëplagosje.
I plagosuri Rica është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 10:53

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!