Ju nuk ma mbyllni dot gojën! Pronari i ‘Zjarr TV’ i drejtohet publikisht Edi Ramës

E mërkurë, 17 October 2018 13:15

Një listë e shëmtuar u publikua para dy ditësh nga AKEP me 44 portale të cilat rezultonin të paregjistruara.

Duket që ajo listë nuk ishte hartuar në zyrat e atij institucioni thjeshtë për faktin se në fund të listës ishte edhe Zjarr.tv që nuk është subjekt i mbikëqyrjes së këtij institucioni pasi Zjarr Televizion është në varësi direkte nga AMA.

Siç e shikoni në  faqen zyrtare të AMA janë të gjitha të dhënat e kanalit tim televiziv.

ama nipti

Nëse fjala ime I djeg dikujt dhe kërkon ti bëjë presion me të tilla metoda e sqaroj se as dhuna dhe as presioni shtetëror nuk do më thyej dot!

Zoti Kryeministër, unë nuk jam pjesë e asnjë kazani e ky fakt mbase të shqetëson, unë nuk kam marrë asnjë tender dhe asnjë kokërr leku nga buxheti I shtetit qëkur ky shtet është krijuar dhe e kam ngritur çdo gjë me shpatullat e mia duke u ruajtur që të mos bëhem pis në ambientet e politikës që janë të qelbura dhe po kutërbojnë deri në Washington! Zoti Kryeministër, ish shoku im I fakultetit, të kujtoj që nuk ka burrë të me mbyllë gojen pasi unë nuk shpif! Nuk jam si larot që I vine rrotull selive partiake për të lëpirë ndonjë kockë!

Nëse humori im te dhëmb Ty ose bashkëpunëtorëve të Tu shihni e gjejeni të keqen te vetja!

Unë jam gati të më bëhet vetting, po ti a je?

Unë kam vetëm një Skënderbe! Ti nuk mund të jesh kurrë Skënderbeu im! Bëhu burrë, eja në Studio e ma thuaj në sy që jam pjesë e ndonjë kazani!

Ish shoku yt i fakultetit

I varur veç nga zoti

Ismet Drishti

Modifikuar më E mërkurë, 17 October 2018 13:22

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Sport

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Shqipëria është turpëruar në Shkodër nga Skocia, duke i mbyllur me turp ndeshjet e Ligës së Kombeve. 0-4 rezultati i takimit në “Loro Boriçi”, në një nga ndeshjet më të zeza...

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!