Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Tuesday, 16 October 2018 22:52

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë ai ndodhej i armatosur me një pistoletë.

Forcat e policisë të Shkodrës kanë shkuar në fshatin Oblikë fillimisht pasi kanë marrë informacion se ka patur të shtëna me armë. Deri më tani pas kontrolleve ende nuk është evidentuar ndonjë ngjarje dhe policia ka vetëm dyshime deri tani se ka patur krisma në atë zonë.

Shtetasi Blerim Beqiri nuk ka asnjë lidhje me krismat dhe është ndaluar rastësisht pas kontrolleve të policisë në lokale dhe pjesë të tjera të njësisë Ana e Malit dhe është gjetur teksa mbante me vete pistoletën.

Policia po heton lidhur me krismat e dyshuara për të zbardhur të plotë atë që ka ndodhur ndërsa deri më tani nuk raportohet se ka ndonjë ngjarje atje. Fillimisht në vendngjarje shkuan forca të shumta policie duke dyshuar për ndonjë ngjarje më të rëndë por më pas rezultoi se ka patur vetëm krisma në ajër.

Modifikuar më Tuesday, 16 October 2018 22:54

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Kulturë

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Megjithëse George Orwell ka shkruar vetëm gjashtë romane, vepra e tij i ka dhënë një vend të merituar në majë të listave të shkrimtarëve më të mirë. Ndikimi i tij...

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Kulturë

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar do të organizojë një tryezë shkencore dhe do të hapë ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër...

George Clooney drejt divorcit? Bashkëshortja e tij ka marrë fëmijët dhe është larguar

Show-biz

George Clooney drejt divorcit? Bashkëshortja e tij ka marrë fëmijët dhe është larguar

Martesa e tyre katërvjeçare konsiderohet të jetë një nga më të qëndrushmet në showbiz. Por dje, raportet e bujshme pohuan se George dhe Amal Clooney janë në shkëmbinj. Martesa e tyre...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!