"Do të më tallnin më vonë…", zbardhet deklarata e autorit të masakrës së Matit

Hënë, 15 October 2018 19:54

Autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shëlli të Matit javën e kaluar, ka dalë sot para trupit gjykues. Kujtim Koxha u paraqit me kokën ulur ndërsa ndodhej pas hekurave duke pritur caktimin e masës së sigurisë.

Në nisje të seancës ai është shfaqur i heshtur, teksa qëndronte prapa xhamit me kokën ulur. Kujtim Koxha u arrestua disa orë pas krimit të rëndë, ku ai pranoi krimin. Fillimisht, ai ka pyetur efektivët nëse kishte vdekur njeri nga breshëria e plumbave të tij, por më pas nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë.

“Nuk jam penduar. Ata më qëlluan dhe mua më panë edhe banorë të tjerë se si më qëlluan. Më fyen para bashkëfshatarëve të mi dhe unë s’mund ta duroja dot që ata të më tallnin më vonë, ndaj edhe shkova dhe mora armën”, është shprehur në Policinë e Burrelit autori i ngjarjes së rëndë.

Ai qelloi dhe la te vrare dy punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç, nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja. Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!