I kishte shpëtuar policisë, detaje të reja për njërin nga personazhet e masakrës në ish bllok

Hënë, 15 October 2018 19:00

Një nga dy të plagosurit në mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-bllokut, Eljon Hato, ka një tjetër proces penal në Gjykatën e Tiranës.
Paraditen e së hënës, ndaj Hatos është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik.

Kjo akuzë ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur në shkurt të këtij viti, ku Hato nuk i ishte bindur urdhrit të një patrulle policie për të ndaluar. Pas ndjekjes, policia kishte mundur ta ndalonte dhe konstatoi se Hato ishte pa leje drejtimi. Por, pas verifikimit rezultoi se ai lejen e drejtimit thjesht nuk e kishte me vete dhe për këtë arsye policia e procedoi për mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë.

Seanca e parë për këtë akuzë nuk u zhvillua, pasi procedura e kërkon që duhet të jetë vetë i pandehuri që të japë pëlqimin për gjykim të shkurtuar, kërkesë të cilën Hato e kishte bërë që në seancën paraprake.

Por, për shkak të plagëve të rënda që mori në ngjarjen e përgjakshme të 4 tetorit, avokati i tij deklaroi se Hato vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në pamundësi për t’u paraqitur fizikisht në gjykatë. Në lidhje me këtë ngjarje, Hato akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj më shumë se një personi.

Edhe personi i mbetur i vrarë në këtë ngjarje, Fabian Gaxha rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë dhe i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë./

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Kulturë

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit te vdekjes se Ismail Qemalit, po botojme nje sere veprash artistike ku trajtohet figura madheshtore e plakut te Vlores qe shpalli Pavaresine dhe ngriti Falmutrin me...

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Kulturë

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Megjithëse George Orwell ka shkruar vetëm gjashtë romane, vepra e tij i ka dhënë një vend të merituar në majë të listave të shkrimtarëve më të mirë. Ndikimi i tij...

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Kulturë

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar do të organizojë një tryezë shkencore dhe do të hapë ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!