Foto/ “Babale” lirohet nga burgu, ja vendimi i gjykatës

Premte, 12 October 2018 18:03

Albert Veliu, i njohur ndryshme me pseudonimin “Babalja”, është liruar sot nga paraburgimi në Kosovë. Menjëherë pas lirimit, avokati Tomë Gashi, ka publikuar edhe një fotografi me “Babalen” dhe djalin e tij, së bashku me vendimin e gjykatës.

Pak më herët avokati dhe vetë Albert Veliu, folën ekskluzivisht për Fax News.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Fax News”, avokati i Albert Veliut, Tomë Gashi, u shpreh se arrestimi i tij është bërë gabimisht dhe në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, Veliu ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë.

“Kemi dëshmuar se arrestimi i tij ka qenë krejtësisht i paligjshëm. Ka qenë një arrestim i gabuar, pasi këtij i takon në bazë të drejtës ndërkombëtare të jetë i lirë.

Klienti im ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë. Tashmë gjithçka është në rregull, është thjeshtë gabim.

Atij duhet t’i pranohet kërkesa për azil në Kosovë, pasi parishikohet edhe nga e drejta ndërkombëtare.

Ka qenë i arrestuar ditën e djeshme me kërkesën e Interpolit të Shqipërisë. Ai është plotësisht i sigurtë, është me mua”, – tha avokati Gashi.

Ndërkohë në linjë të drejtëpërdrejtë ka hyrë edhe vetë “Babale” i cili është shprehur shkurt: ” Jam i liruar, jam mirë, jam me avokatin bashkë. Për mua do të flasë ai. Ju faleminderit dhe mirëupafshim!”

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 19:04

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Anija 2400 vjeçare gjendet e ruajtur mirë në fund të Detit të Zi

Aktualitet

Anija 2400 vjeçare gjendet e ruajtur mirë në fund të Detit të Zi

Një anije e lashtë, më së miri e ruajtur ndonjëherë, është gjetur në fund të Detit të Zi. Anija tregtare greke është mirë e ruajtur dhe besohet se është e vjetër...

Drejtoresha e CIA-s shkon në Turqi për të hetuar vrasjen e Khashoggit

Globi

Drejtoresha e CIA-s shkon në Turqi për të hetuar vrasjen e Khashoggit

Një zyrtar amerikan duke këmbëngulur në anonimitet, tha për AP se drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, ndodhet në Turqi për të hetuar rastin e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi. Agjencia...

Shqipëria mbetet jashtë “Lonley Planet”, prej vitesh ajo sugjerohej për tu vizituar

Aktualitet

Shqipëria mbetet jashtë “Lonley Planet”, prej vitesh ajo sugjerohej për tu vizituar

Iu pëlqen të udhëtoni? Atëherë do jeni të kënaqur të mësni se “Lonley Planet” ka zbuluar listën me 10 vendet më të mira për tu vizituar nga turistët gjatë vitit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!