Ndodh në burgun e Lezhës/ Hedhin një top futbolli në oborr, ishte i mbushur me...

Premte, 12 October 2018 13:48

Tentohen mënyra të reja për të futur celularë në burgje. Një rast i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar së fundmi në ambientet e IEPV së Lezhës.

Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë.

Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësi.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Unaza e Re, habit Gjiknuri: Pse faji ynë është na mashtruan?

Aktualitet

Unaza e Re, habit Gjiknuri: Pse faji ynë është na mashtruan?

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka dalë sot në një konferencë urgjente për shtyp, nëpërmjet së cilës ka bërë publike përgjigjen e autoriteteve amerikane të cilët konfirmojnë, se dokumentacioni i...

Aksident me vdekje në Shkodër

Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryebushat, në aksin që lidh qytetin e Shkodrës me Bushatin. Viktimë e këtij aksidenti mësohet se ka qenë një grua, Shpresa...

Foto me kryq në ballë të universitetit, kush janë 10 pedagogët e Politeknikut që studentët kërkojnë vetting

Aktualitet

Foto me kryq në ballë të universitetit, kush janë 10 pedagogët e Politeknikut që studentët kërkojnë vetting

Ndërsa ka nisur marshimi i studentëve dhe i gjimnazistëve të Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit, sot në ditën e shtatë të protestës, e cila do të jetë edhe më kulminantja...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!