Belinda Balluku do të zëvendësojë Fatmir Xhafajn

Premte, 12 October 2018 11:45

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duket se i ka ditët e numëruara në këtë ministri, pasi pritet që të shkarkohet nga kryeministri Edi Rama.

Burime të sigurta për 55News.al bëjnë me dije se prej disa kohësh marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt janë tepër të acaruara, dhe për këtë, Rama po përgatitet që të shkarkojë nga detyra Ministrin e Brendshëm.

Xhafaj, po ashtu po luftohet shumë nga grupe rivale brenda PS-së, dhe mësohet se Rama e ka vendosur që ai të largohet nga detyra.

Rama po mendon edhe për zëvendësuesin e tij, dhe burimet bëjnë me dije se ai ka në mendje si pasardhës të Xhafajt, Belinda Ballukun, e cila tani mban postin e Drejtoreshës së “Albcontrol”.

Balluku nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar, e aq më tepër për kryeministrin Rama, pasi ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kabinetit të Bashkisë, kur Rama ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Belinda Balluku, përveç se është njeri i afërt me Edi Ramën, ajo është e fuqishme si në aspektin ekonomik dhe po ashtu në atë politikë.

Por, në fakt, një tjetër kandidaturë potenciale për të zëvendësuar Xhafajn është edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.

Edhe pse Balla, tashmë është në qendër të skandaleve, ku ka dalë i përfshirë dhe i lidhur me shumë trafikantë droge, Rama po e mendon si zëvendësues të Fatmir Xhafajt.

Deri tani nuk dihet se cili prej të dyve do të jetë pasardhësi i Xhafajt, por ajo çfarë dihet me saktësi është se ai është drejt largimit si ministër.

/55News.al/

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 12:02

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Aktualitet

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.   Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte...

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

Aktualitet

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

‘Global teacher Prize 2019’  ka përzgjedhur finalistët e tij, ku mes mësuesëve më të mirë të botës renditet dhe një shqiptare . Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!