Emigracion në SHBA, avokati amerikan: Rregullat e reja në fuqi, nga 1 tetori 2018

Premte, 12 October 2018 09:07

Avokati amerikan Kieran Both ka dhënë disa këshillon për çështje të emigracionit në SHBA shprehet: "Jini të vëmendshëm, nëqoftëse aplikimi për green card ju refuzohet, ju duhet të paraqiteni në gjykatën e Emigracionit".

Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë amerikane (USCIS) ka publikuar disa rregulla të reja lidhur me “Notice to Appear” (NTA). Këto rregulla kanë hyrë në zbatim në 1 Tetor 2018. NTA- është një dokument që lëshohet për individë të huaj që konsiderohen për deportim nga SHBA . Ata që marrin nga emigracioni NTA(Notice to Appear) duhet të paraqiten para gjykatësit të Emigracionit. Gjykatësi pas dëgjimit, vendos nëse individi duhet deportuar apo nëse ka të drejtë për

USCIS lëshon NTA pasi disa aplikime të individit janë refuzuar si Form I-485, (Application to Adjust Status –green card) dhe Form I-539, (Application to Extend/Change Nonimmigrant Status). Kjo politikë nuk aplikohet në rastet kur kërkesat bëhen bazuar në punësimin,si edhe peticione e aplikimet humanitare.

Regullat e reja për NTA përbëjnë një ndryshim të jashtëzakonshëm të më shumë se një dekadë praktike të qëndrueshme, që do t’i devijojë burimet e pakta të USCIS dhe pa qënë e nevojshme të shtojë një numër të madh individësh në sistemin tonë tashmë të mbingarkuar të emigracionit.

Nëse një kërkesë refuzohet dhe aplikanti ose përfituesi nuk është më në status, do t’i lëshohet një NTA dhe ai detyrimisht hyn në sistemin gjyqësor, edhe nëse ka patur në plan të largohej nga SHBA. Politika e re gjithashtu mund të përfshijë edhe studentët e huaj. USCIS kohët e fundit ka ndryshuar kërkesat për studentët, të cilët tashmë përballen me rregullore konfuze që do t’i konsiderojë mjaft prej tyre jashtë statusit.

Politika e re bazohet në supozimin se kushdo që vjen në Shtetet e Bashkuara dhe kërkon një benefit nga emigracioni, synon të thyejë ligjin duke e tejkaluar qëndrimin në Amerikë përtej vizës. Megjithatë, të dhënat e DHS-së e kundërshtojnë atë supozim. Sipas Raportit të DHS të Majit 2017 mbi tejqëndrimet, nga më shumë se 50.4 milionë joemigrantë që hynë në Amerikë dhe pritej të largoheshin në 2016, vetëm më pak se 2 përqind qëndruan tej vizës. Në vend që t’u ofrojë një mundësi individëve për t’i vënë punët e tyre në vijë dhe të largohen nga SHBA në kohë, mijëra individë do të futen në sistemin tonë tashmë të mbingarkuar të emigracionit, -(aktualisht mbi 700,000 raste në pritje ) pa qënë e nevojshme.

Udhëzimi i ri thotë se USCIS mund të lëshojë një NTA për çdo person që “nuk është i ligjshëm” në Shtetet e Bashkuara në momentin që një peticion ose kërkesë, për përfitim nga emigracioni mohohet. Politika e re do të tërheqë burimet e agjencive tw menduara pwr sigurinw e vendit duke kërkuar që USCIS të lëshojë NTA edhe në rastet kur nuk është e nevojshme. Politika e kaluar kërkonte që USCIS të referonte shumicën e rasteve tek ICE për ta bërë këtë përcaktim.

Diskrecioni i Prokurorisë, – gur themeli i sistemit gjyqësor të Amerikës për shekuj, duke lejuar prioritizimin efektiv të rasteve, tashmë ka dalë jashtë funksionit dhe i takon së kaluarës.

Memorandumet (memot) nuk ndryshojnë politikën në lidhje me lëshimin e NTA-ve në rastet kur kërkohet me statut ose rregullore, në rastet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, në rastet që përfshijnë sjelljen kriminale që e bën një person të deportushëm dhe në raste mashtrimi . Në këto raste DHS do vazhdojë të lëshojë NTA.

Përveç lëshimit të NTA, kur mashtrimi apo keqinterpretimi është pjesë e rekordit (që USCIS ka kohë që ka autoritetin për ta bërë), USCIS tani do të lëshojë NTA kur ka “dëshmi të abuzimit të programeve të përfitimit publik”. Kjo politikë agresive e re e NTA lidh duart e USCIS, është një humbje e burimeve të USCIS, dhe e kthen agjencinë në një pjesë tjetër të makinës së deportimit. Në vitin 2006, USCIS realizoi që nuk ka burime në dispozicion për të lëshuar NTA- për çdo aplikim për përshtatje të statusit (green card) që refuzohet, dhe se gjykatat nuk mund të përballojnë vëllimin e rasteve të deportimit që do të gjeneroheshin nga kjo politikë. Që atëherë, koha e përpunimit të rasteve nga USCIS është zgjatur dhe ngarkesa e rasteve për gjykatën e emigracionit ka arritur përmasa krize, duke tejkaluar 700,000 raste më 31 maj 2018. Politika e re e NTA është një mesazh tjetër për botën që emigrantët nuk janë të mirëseardhur këtu.( American Immigration Lawyers Association (AILA) Doc. No. 17070675)/Gazeta Illyria.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Akuzat për përdhunim, CR7 formon “super ekipin” që do ta mbrojë në gjyq

Sport

Akuzat për përdhunim, CR7 formon “super ekipin” që do ta mbrojë në gjyq

Nuk është e vështirë të nisësh një gjyq, por ta fitosh atë… Cristiano Ronaldo e di mjaft mirë se për të mposhtur jurinë e Nevadës do të duhet një tezë...

Masakra në Mat, flet gruaja e autorit: Pse nuk e braktis bashkëshortin

Aktualitet

Masakra në Mat, flet gruaja e autorit: Pse nuk e braktis bashkëshortin

Bashkëshortja e Kujtim Koxhës, i cili vrau tre persona dhe plagosi një tjetër, do ta mbështesë të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë.  E kontaktuar dje nga “Panorama”, Vjollca Koxha mohoi që i shoqi...

Pas përplasjeve publike, Thaçi e Haradinaj bashkë te Nexhat Daci

Bota Shqiptare

Pas përplasjeve publike, Thaçi e Haradinaj bashkë te Nexhat Daci

Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj kanë shkuar sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovë në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës” të shkruar nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!