Jeff Bezos humb mbi 9 miliardë dollarë në ditë

Premte, 12 October 2018 07:14

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pronari i Amazonit, Jeff Bezos, ka humbur 9.1 miliardë dollarë në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa.

Sipas Forbes, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 miliardë dollarë, transmeton KosovaPress.

Revista po ashtu bën me dije se Amazoni humbi gati 14 për qind të vlerës së saj në dhjetë ditë këtë muaj.

Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies në bursa.

Themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën 4.3 miliardë dollarë dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg humbi 2.4 miliardë. Humbje në bursë pati edhe shefi i Microsoft Bill Gates - 1.8 miliard dollarë.

Megjithatë, Bezos dhe Gates mbeten njerëzit më të pasur në planet, me 144.7 miliardë dollarë, përkatësisht 96 miliardë dollarë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pollo: I pari i delegacionit në Bruksel, boçe e brekushe me Begot, Beçot e Rrajat

Politikë

Pollo: I pari i delegacionit në Bruksel, boçe e brekushe me Begot, Beçot e Rrajat

Debati për përfaqësimin me ministrin Taulant Balla si kryetar i delegacionit shqiptar të Stabilizim-Asociimit në PE pas dhjetëra akuzave që po shtohen ndaj tij për pengim të drejtësisë dhe bashkëpunim...

Miratohen sanksione të reja kundër përdorimit të armëve kimike

Globi

Miratohen sanksione të reja kundër përdorimit të armëve kimike

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja, të cilat shënjestrojnë personat që përdorin armë kimike në gjithë botën. Vendimi i 15 tetorit, do t’i lejojë Bashkimit Evropian...

Shtohen lindjet me operacion

Aktualitet

Shtohen lindjet me operacion

Ndër 5 bebe një vjen në jetë me operacion dhe jo me lindje natyrale. Sipas statistikave, nga viti 2000 deri më sot, lindjet çezariane janë trefishuar në nivel global. Të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!