Foto/ Sherri për një vajzë që përfundoi me vrasje në Itali, dënohet me 11 vite burg shqiptari

E Enjte, 11 October 2018 19:09

22-vjeçari Marjel Mjeshtri është dënuar me 11 vite burgim, për vrasjen e bashkëmoshatarit Oltjan Nela, i cili u ekzekutua me thikë për vdekje natën mes 7 dhe 8 dhjetorit 2015 në Terni të Italisë.

Gjykata e Lartë në Itali, të mërkurën e 10 tetorit, shpalli apelimin e mbrojtjes së të pandehurit si të papranueshme dhe si rrjedhojë konfirmoi dënimin e dhënë në shkallë të dytë, raportojnë mediat lokale.

Oltjan Nela vdiq në spital pas dy ditësh agoni dhe anëtarët e familjes së tij kurrë nuk pushuan së kërkuari drejtësi për të.

Gjykata e Apelit e dënoi Mjeshtrin me 10 vjet e 8 muaj burgim për vrasjen e Nelës, si dhe 4 muaj për armëmbajtje pa leje (thikën me të cilën e qëlloi 20-vjeçarin).

Sherri që pasoi vrasjen nisi në një lokal nate. Shkaku sipas prokurorisë, ishte se Mjeshtri akuzoi Nelën se i kishte ngacmuar të dashurën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nxënësit e shkollës "At Gjon Karma" bojkotojnë mësimin

Aktualitet

Nxënësit e shkollës "At Gjon Karma" bojkotojnë mësimin

Nxënësit e Shkollës së Mesme "At Gjon Karma" në Gur të Zi në Shkodër sot kanë bojkotuar orën e parë të mësimit. Shkak për bojkotimin e mësimit është bërë mungesave e...

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Aktualitet

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.   Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!