Po transportonte kokainë dhe 110 mijë paund, vendimi i gjykatës për shqiptarin

E Enjte, 11 October 2018 18:37

Një i ri shqiptar u kap duke trafikuar një kilogram kokaine në një park makinash në Plymouth, duke shkaktuar një ndjekje dramatike të policisë.

Olsi Dama, 29 vjeç, është burgosur për transport droge nga Londra.

Mediat britanike bëjnë me dije se emigranti i paligjshëm u arrestua në një parking makinash.

Dama u dënua me 3 vjet e katër muaj burgim. Gjyqtari Jason Neëton-Price, tha: "Ju keni dashur të bëni para në mënyrë të lehtë, por kjo është lojë e rrezikshme".

Dama, banues në Palmers Green, Londër, u arrestua në orën 4 të mëngjesit më 14 gusht me një kilogram kokainë në makinën e tij "Volvo", raporton OraNeës.

Vlera e drogës nëse do të shitej në rrugë në porcione do të sillte fitime nga 50 000 deri 100 000 paund.

Duke folur nëpërmjet një përkthyesi, ai u deklarua fajtor në gjykatën e Plymouth Crown për posedim të drogës të klasit A.

Ai do të përballet me dëbim pasi të kryejë burgimin.

Prokurori, Jason Beal tha se oficerët gjetën 1 kg kokainë të fshehur në pjesën e pasagjerit, ndërsa shtoi se pastërtia e saj ishte 59%, e blerë me një çmim shumice nga 28.000 deri në 35 000 paund.

Por prokuroria shtoi se kokaina kishte një vlerë prej 50 000 deri 100 000 paund në rrugë.

Avokati Michael Green, tha se klienti i tij ishte emigrant i paligjshëm i cili pranoi  500 paund për të transportuar pakon me kokainë në Plymouth, marrëveshje e cila ishte bërë pas takimit me një njeri në një restorant në Londër.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zjarr në kopshtin e fëmijëve, mensa përfshihet nga flakët

Aktualitet

Zjarr në kopshtin e fëmijëve, mensa përfshihet nga flakët

Panik ne nje kopesh femijesh ne Lezhe. Zjarri qe perfshiu konviktin e shkollës “Kolin Gjoka” në Lezhë ka krijuar frikë dhe panik pasi në këto ambiente janë dhe fëmijët e...

Nxënësit e shkollës "At Gjon Karma" bojkotojnë mësimin

Aktualitet

Nxënësit e shkollës "At Gjon Karma" bojkotojnë mësimin

Nxënësit e Shkollës së Mesme "At Gjon Karma" në Gur të Zi në Shkodër sot kanë bojkotuar orën e parë të mësimit. Shkak për bojkotimin e mësimit është bërë mungesave e...

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!