Mbyllen 41 degë në universitetet e rretheve

E Enjte, 11 October 2018 17:17

Plot 12 programe studimi janë mbyllur këtë vit të ri akademik në universitetin Aleksandër Xhovani në Elbasan. Mes tyre janë matematikë-fizika, bio-kimia dhe një sërë programesh të gjuhëve të huaja. Ndërkohë 6 programe të tjera janë në rrezik mbyllje, mes të cilave gjuhë-letërsia, histori-gjeografia, gazetaria apo psikologjia.

Në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” rrezikojnë të mbyllen katër programe si degët Matematikë, Fizika, Kimia por dhe Italishtja të cilat kanë regjistrime minimale.

 “Faktorët nuk lidhen me aspekte të brendshme të universitetit”, shprehet rektori i këtij Universiteti Roland Zisi.

Rreth 290 studentë janë regjistruar pas fazës së dytë në Universtin e Gjirokastrës, nga 805 që ishin kuotat e miratuara.

6 programe studimi, rrezikojnë të mbyllen. Drejtuesit e Universitetit japin si shkak vendosjen e mesatares 7 për mësuesinë.

“Ne kemi shqetësim për mësuesinë, që aktualisht ka një numër të ulët regjistrimesh. Ndoshta një prej faktorëve që ka ndikuar mund të ketë qenë dhe vendosja e mesatares 7-të”, shprehet Jani Dine.

Këtë vit, regjistrimet e reja në Universitetet e rretheve janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit. /OraNews

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Aktualitet

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.   Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte...

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

Aktualitet

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

‘Global teacher Prize 2019’  ka përzgjedhur finalistët e tij, ku mes mësuesëve më të mirë të botës renditet dhe një shqiptare . Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!