Zbulohen tarifat për provimin e shtetit

E Enjte, 11 October 2018 13:00

Qeveria ka vendosur të mos i ndryshojë tarifat për shërbimet e ofruara nga qendra e shërbimeve arsimore.

Bazuar në listën e tarifave të publikuar në fletoren zyrtare për provimin e shtetit, për profesionet e rregulluara, tarifa që kandidati duhet të paguaj kur hyn për herë të parë në provim mbetet 10 000 lekë, ndërkohë që kjo shifër rritet me 2500 lekë për çdo rast kur kandidatit i duhet ta rijap provimi, e drejtë kjo deri në 5 herë.

Njohja e diplomave, certifikatave, titujve dhe gradave të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit të lëshuara nga një institucion i huaj i arsimit të lartë kushton 2 000 lekë për çdo aplikant.

Po ashtu në vendim është përcaktuara edhe tarifa për provimin e specializimit në mjekësi, si dhe profesione të tjera të rregulluara e cila është 5 000 lekë për çdo aplikant.

Provime të tjera të digjitalizuar, të kërkuara nga institucionet publike dhe private po ashtu kanë një tarifë prej 5 000 lekësh.

Aplikim për ndjekjen e studimeve në institucionet e arsimit të lartë në sistemin që administrohet nga QSHA-ja është 2 000 lekë, ndërsa regjistrimi i formës së diplomave dhe certifikatave, 3 000 lekë.

Qendra e Shërbimeve Arsimore, sipas vendimit të këshillit të ministrave do të menaxhoj vetë të ardhurat e arkëtuara, kryesisht për pagat e punonjësve, mbulimi i shpenzimeve për testet e provimeve si dhe pagesa e kuotave dhe tarifave në rrjetet ndërkombëtare./scan

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Aktualitet

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.   Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte...

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

Aktualitet

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

‘Global teacher Prize 2019’  ka përzgjedhur finalistët e tij, ku mes mësuesëve më të mirë të botës renditet dhe një shqiptare . Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!