Zbardhet shkelja e ligjit për hetimin ndaj Geron Xhafaj, Prela caktoi pa short prokurorin

E Enjte, 11 October 2018 12:49

Prokurori Gentian Osmani, i cili është personi që ka kryer pjesën më të madhe të veprimeve proceduriale në dosjen e Agron (Geron) Xhafaj, është përfshirë pa short në këtë hetim. Në momentin që Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin për vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si i dyshuar për “Trafikim narkotikësh”, procedimi është hedhur në short për caktimin e prokurorit që do e ndiqte.

Shorti i ka rënë një prokuroreje, e cila ka dhënë dorëheqjen, për shkak se bashkëshorti i saj kishte lidhje miqësore me njerëz të afërt të Fatmir Xhafaj. Dorëheqja e prokurores është pranuar nga drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila ka zhvilluar sërish shortin.

Në këtë procedurë të dytë, shorti përzgjedh prokurorin Përparim Kulluri. Por, pasi Kulluri nis procedurën administrative për të nisur hetimin për akuzat kundër Agron (Geron) Xhafaj, me një vendim të shefes së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dosjes i shtohet pa short dhe në kundërshtim me procedurat, edhe prokurori Gent Osmani.

E gjithë kjo procedurë anti-ligjore, pra përfshirja pa short e prokurorit Gent Osmani në hetimin e këtij rasti, i është relatuar dhe është mbështetur edhe nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e cila, në një rast tjetër, për shkak të një debati tek Krimet e Rënda, urdhëroi nisjen e procedimit disiplinor për 10 prokurorë që nuk pranuan zhvillimin e shortit.

Pas përfshirjes së tij në dosje, Osmani, i cili është edhe zv.drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, ai merr në dorë frenat e hetimit të rastit. Në dosjen hetimore, të cilën “Boldneës.al” e ka parë, konstatohet se pjesa më e madhe e veprimeve proceduriale mbajnë vetëm firmën e prokurorit Osmani.

Gjithashtu, ka edhe disa akte të tjera proceduriale, të cilat mbajnë firmën e të dy prokurorëve të rastit. Por, në asnjë rast nuk konstatohen akte vetëm me firmën e prokurorit tjetër, Kulluri. Pra, duket qartë se Gentian Osmani, edhe pse i përzgjedhur pa short, ka pasur rolin kryesor në hetimin për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e cila përfundoi në urdhërit për arrestimin e njeriut që guxoi të denoncojë Agron (Geron) Xhafaj.

Gent Osmani është prokurori që ka takuar në dt.1 qershor “dëshmitarin” Fred Alizoti, i cili, sipas video-regjistrimit të prezantuar para dy ditësh në “Opinion”, deklaron se e ka shoqëruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Takimi i prokurorit Osmani me “dëshmitarin” Fred Alizoti është kryer në orët e vona të datës 1 qershor 2018, ndërkohë që në Prokurorinë për Krime të Rënda nuk kishte asnjë njeri tjetër, madje as prokurori i përzgjedhur me short, Përparim Kulluri.

Fredi Alizoti, në videon e re, deklaroi se atij i janë premtuar 200 mijë euro nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin e takoi në të njëjtën kohë, pranë ambjenteve të Krimeve të Rënda, pas takimit me prokurorin Gent Osmani.

“Dëshmitari” Fredi Alizoti, në këtë video, flet për fakte të kundërta me ato që Prokuroria e ka në përgjime dhe, në bazë të të cilave ka arritur në konkluzionin se denoncimi ndaj Geron Xhafaj, në fakt është një situatë e sajuar nga Albert Veliu.

ceshtje-1.jpgudhezim-1.jpg

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!