Ndahet nga jeta Fatos Arapi, Meta kujton takimin me të kur ishte 20 vjeç

E Enjte, 11 October 2018 11:56

Kreu i Shtetit, Ilir Meta reagon në lidhje me ndarjen nga jeta të poetit të njohur Fatos Arapi.

Teksa shpreh ngushëllime, Meta vlerëson veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të poetit.

Reagimi

Me hidhërim të thellë e mësova lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit e përkthyesit Fatos Arapi.

Vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe, si dëshmi e një individualiteti me kontribute të vyera

I veçantë dhe i paharruar do të mbetet për mua takimi me të, kur student 20-vjeçar, e ftova për një bisedë me një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë.

Thjeshtësia, modestia dhe mirësia e tij në komunikim, na la mbresa të veçanta të gjithëve dhe e bëri figurën e tij edhe më shumë të dashur për të gjithë ne

Këto cilësi i jepnin një vend e një dimension të veçantë në raportet njerëzore e shoqërore, pasi vepra e tij fliste vetë.

Ndaj dhimbjen e thellë për humbjen e këtij njeriu të veçantë

I përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij

 I përcjell ngushëllimet gjithë miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të të paharruarit Fatos Arapi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Veseli sot në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë

Bota Shqiptare

Veseli sot në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të qëndrojë sot në Uashington. Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. Veseli pritet të ketë takime...

Video dhe foto ekskluzive/ Tym në Portin e Durrësit

Aktualitet

Video dhe foto ekskluzive/ Tym në Portin e Durrësit

Në redaksinë e 55neës.al sapo kanë mbërritur një foto dhe një video, ku duket qartë se tymi ka mbuluar Portin e Durrësit. Ende nuk dihen detajet se çfarë ka ndodhur dhe...

Ambasadori amerikan: Qeveria t'i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Globi

Ambasadori amerikan: Qeveria t'i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka folur sot për çështjen e luftimit të korrupsionit, ndërsa ka thënë se nuk janë të mjaftueshme ligjet nëse ato nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!