Durrës, arrestohet kriminelin me tre identitete

E mërkurë, 10 October 2018 15:52

Policia e Durrësit në bashkëpunim me “shqiponjat” e FNSH ka vënë në pranga këtë të mërkurë Ferdinand Taren, i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge dhe krijimin e një organizate kriminale nga shteti italian.

53-vjeçari mësohet se ka qenë i dënuar me 8 vite burgim nga drejtësia italiane në qytetin e Barit. Tare kishte dhe dy identitete të tjera, Ferdinand Luka si dhe  Alfred Daja.

NJOFTIMI:

Policia e Durrësit, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, e mbështetur nga FNSH, kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen dy të kërkuar.

Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burgim.

Gjithashtu kapet dhe ndalohet për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht:

  • • Ferdinand Tare (Ferdinand LUKA, Alfred DAJA), 53 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!