Dy tërmete lëkundin vendin në pak orë, ja epiqendrat

E mërkurë, 10 October 2018 13:06

Dy tërmete janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në vend. Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 3:05 të mëngjesit, rreth 3 km në veriperëndim të Golemit në GJirokastër.

Tërmeti ka qenë më magnitudë 2.5 dhe me thellësi 19 km, ndërsa sipas raportimeve është ndjerë në të gjithë zonën përreth.

Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë në Myzeqe, rreth 3.7 km në Perëndim të fshatit Bubullimë, Lushnjë, me magnitudë 2.4 dhe me thellësi 13.2 km. Lëkundjet kanë qenë relativisht të lehta dhe nuk raportohet për dëme materiale.

termete

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!