Arrestohet ‘i forti’ i Fierit, u kap me dy armë (emri)

E mërkurë, 10 October 2018 11:21

Operacioni “Forca e Ligjit” ka bërë të mundur arrestimin e një prej personave më të rrezikshëm në qytetin e Fierit.

FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier kanë kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale” si edhe nga mbajtja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.

Aktualisht ky shtetas ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

  • •Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automotik drejt vëllezërve N.M dhe H.M

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Veseli sot në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë

Bota Shqiptare

Veseli sot në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të qëndrojë sot në Uashington. Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. Veseli pritet të ketë takime...

Video dhe foto ekskluzive/ Tym në Portin e Durrësit

Aktualitet

Video dhe foto ekskluzive/ Tym në Portin e Durrësit

Në redaksinë e 55neës.al sapo kanë mbërritur një foto dhe një video, ku duket qartë se tymi ka mbuluar Portin e Durrësit. Ende nuk dihen detajet se çfarë ka ndodhur dhe...

Ambasadori amerikan: Qeveria t'i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Globi

Ambasadori amerikan: Qeveria t'i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka folur sot për çështjen e luftimit të korrupsionit, ndërsa ka thënë se nuk janë të mjaftueshme ligjet nëse ato nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!