Tregtia midis Rusisë dhe Indisë do të arrijë në 30 miliardë dollarë deri në vitin 2025

Diel, 07 October 2018 07:52

Vëllimi i tregtisë midis Rusisë dhe Indisë ka tejkaluar 9 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe do të rritet më tej me vendet që synojnë të nxisin tregtinë dhe të inkurajojnë investimet, sipas Presidentit rus Vladimir Putin.

“Ne kemi vendosur një objektiv të rritjes së qarkullimit tregtar në 30 miliardë dollarë … dhe rritjes së investimeve në 15 miliardë dollarë deri në vitin 2025,” tha Putin një vizitë zyrtare dy-ditore në Indi.
Putin tha se zgjerimi i ndërveprimeve të tregtisë dhe investimeve është një përparësi për të dy vendet. Ai vuri në dukje se “nëse lëvizim me një ritëm të tillë, ne do të arrijmë objektivin para kohe dhe do të vazhdojmë zgjerimin”.
Statistikat treguan se tregtia midis Rusisë dhe Indisë u rrit me 20 për qind në periudhën janar-korrik, duke arritur në më shumë se 6 miliardë dollarë.
Muajin e kaluar, Nju Delhi propozoi ngritjen e një zone të veçantë ekonomike për kompanitë ruse.
Më parë, të dy vendet diskutuan krijimin e një ‘korridori të gjelbër’ për tranzitin e qetë të mallrave. Ata dëshirojnë të krijojnë një listë të sipërmarrësve apo kompanive, mallrat e të cilave do të përjashtohen nga inspektimet e rregullta doganore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF?

Aktualitet

Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF?

Presidenti Donald Trump është zotuar të tërhiqet nga një marrëveshje e rëndësishme e armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë me Rusinë, duke akuzuar Moskën për shkelje të saj. Ja...

Takim Bolton-Putin për traktatin e raketave bërthamore

Globi

Takim Bolton-Putin për traktatin e raketave bërthamore

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton takohet të martën në Moskë me presidentin Vladimir Putin për të shpjeguar se pse Presidenti Donald Trump do të nxjerrë Shtetet e Bashkuara...

Erdogan: Kashoggi, viktimë e një vrasjeje me paramendim

Aktualitet

Erdogan: Kashoggi, viktimë e një vrasjeje me paramendim

Presidenti turk Recep Taip Erdogan tha të martën se vrasja e gazetarit saudit Jamal Kgashogi ishte akt i paramenduar dhe se personat përgjegjës, përfshirë ata që dhanë urdhër për vrasjen...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!