Ky është i dashuri i Elvana Gjatës që dyshohet se u përplas me Ervis Martinajn(FOTO)

Premte, 05 October 2018 11:57

Prej disa vitesh, Elvana Gjata përflitet se është në një lidhje me një të ri, identitetin e të cilit këngëtarja ka preferuar ta mbajë të fshehtë. Por natën e kaluar duket se i dashuri i saj është përfshirë në një sherr që përfundoi me një të vrarë dhe disa të plagosur.

Bashkë me shokët e tij, ai është shpallur në kërkim nga policia që dha vetëm inicialet e tyre.

  • E.M., 31 vjeç, banues në Tiranë
    – F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
    – M. B., 41 vjeç, banues në Tiran

Por, pak kohë më parë, nëpërmjet një videoje në Instagram, Elvana zbuloi padashur fytyrën e partnerit të saj, i cili shfaqej i ulur në sediljen e paë të një makine. Video është e shkurtër, vetëm 1 sekondë, por ka mjaftuar që në media të publikohet një foto në profil e të dashurit të Elvanës që është bërë personazh i një ngjarje të rëndë, siç ishte përplasja me armë që përfundoi me një të vrarë në bllok.9ccf7ff5-bb5a-40ca-aa1f-888f98ec617a.jpeg

Ata kishin bërë një udhëtim me helikopter së bashku dhe më pas Elvana hodhi një video teksa bënte xhiro me makinë nëpër rivierën franceze.

Mediat rozë shkruajnë se i dashuri i Elvana Gjatës është djali i një biznesmeni të njohur shqiptar, i cili ka edhe një hotel luksoz në Tiranë. Madje Elvana dhe i dashuri i saj janë parë së bashku duke drekuar me familjarët e tyre disa herë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!