Viti 2018, rritet me 7% numri i familjeve që nuk kanë pasuri financiare

Premte, 05 October 2018 07:01

Numri i familjeve që nuk kanë pasuri financiare në formën e depozitave bankare dhe instrumente të tjera financiare apo edhe kursime cash ne shtëpi  është rritur në 6 mujorin e parë të vitit në raport me fundin e vitit 2017.

Banka e Shqipërisë zhvillon një anketë periodike, njëherë në 6-muaj me rreth 1300 familje në të gjithë vendin.
Në vrojtimin e fundit që i përket gjashtëmujorit të parë të vitit Banka e Shqipërisë gjeti se 26% e totalit të familjeve të kampionit të vrojtuar (huamarrëse dhe johuamarrëse) dhe 29% e grupit të familjeve huamarrëse, deklarojnë se ‘nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiar. Të  të dyja këto pesha janë rritur respektivisht me 7 pikë përqindje  4 pikë përqindje, krahasuar me vrojtimin e kaluar.
Duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ‘nuk kanë asnjë lloj pasurie financiare’), rezulton se ‘depozitat dhe/ose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të familjeve (74% e rasteve të raportuara) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (88% e rasteve të raportuara). Krahasuar me 6-mujorin e kaluar, këto pesha kanë shënuar rritje respektivisht me 7 pikë përqindje dhe 8  pikë përqindje.
Shumica e familjeve më shumë se 1 pasuri të paluajtshme
Të 1140 familjet e pyetura kanë  kanë deklaruar se zotërojnë në total 1666 prona të patundshme të llojeve të ndryshme ku: 95% (1079 familje) e tyre zotërojnë ‘1-2 prona të patundshme’, kryesisht të llojit ‘shtëpi banimi’ ose kombinim i një shtëpie banimi dhe një prone tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’, ‘godinë’ etj.
BSH raporton se, 3% e të përgjigjurve (ose 37 familje) deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se 2 prona të patundshme’; dhe 2% e të përgjigjurve (24 familje) kanë deklaruar se “nuk zotërojnë asnjë pronë të patundshme”.
Duke e fokusuar analizën vetëm në grupin e familjeve huamarrëse (320 familje), rezulton se familjet e përgjigjura (316 familje) deklarojnë gjithsej 491 prona të patundshme, ku 64% e tyre janë të llojit ‘shtëpi’, 30% të llojit ‘tokë’ dhe pjesa tjetër janë ‘dyqane’, ‘godina’ dhe lloje të tjera pronash.
Në shpërndarjen e familjeve huamarrëse sipas numrit të pronave që zotërojnë rezulton se: rreth 93% e tyre (298 familje) zotërojnë ‘1-2 prona të patundshme’ në momentin e intervistimit, dhe kjo peshë ka rënë me 1 pp krahasuar me vrojtimin e kaluar.
Në shumicën e rasteve, këto prona janë një shtëpi banimi ose kombinimi i një shtëpie dhe një sipërfaqeje toke. Vetëm 4% e familjeve huamarrëse (14 familje) deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se dy prona’ dhe 1% deklarojnë se ‘nuk kanë asnjë pronë të patundshme’. Këto pesha nuk ka ndryshuar krahasuar me vrojtimin e 6-mujorit të kaluar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Aktualitet

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.   Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte...

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

Aktualitet

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

‘Global teacher Prize 2019’  ka përzgjedhur finalistët e tij, ku mes mësuesëve më të mirë të botës renditet dhe një shqiptare . Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!