1 milion euro drogë zbulohet në Francë, ka dhe një flamur kombëtar

Premte, 14 September 2018 22:46

Një sasi e madhe droge me vlerë 1 milion euro është sekuestruar nga policia në një banesë në Francë, ndërsa trafikantët dyshohet të jenë shqiptarë.

Droga u gjet në një banesë në “42 Avenue Berthelot” në distriktin e shtatë në Lyon, ku disa muaj më parë u gjetën 10 mijë euro të siguruara nga trafiku i heroinës, një azilkërkues shqiptar ra në pranga dhe u dënua me 3 vite burg. Ai ishte personi që kishte çelësat e apartamentit, raporton media franceze LeProgres.

Por duket se shqiptarët nuk vunë mend. Duke menduar se policia franceze nuk do të dyshonte më për aktivitete ilegale në të njëjtin vend, ata e përdorën të njëjtin apartament si bazë për të fshehur kanabis dhe heroinë me vlerë 1 milion euro, 104 kilogram kanabis dhe 984 gram heroinë.

Ekipi anti-drogë GLSES arriti të arrestojë një shtetas shqiptar, pasi e kishte monitoruar shtëpinë për disa ditë dhe kishin përdorur qentë për të nuhatur drogën pa e shqyer derën. Me lejen e prokurorit ata organizuan bastisjen e shtëpisë dhe prangosën shqiptarin.

Për 96 orë në polici, i arrestuari nuk tregoi asnjë informacion, por policia dyshon se ai mund të jetë pjesë e një grupi më të gjerë kriminal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rritet numri i aksidenteve në dhjetor, grupmosha 25-35 vjeç shkakton mbi 31% të tyre

Aktualitet

Rritet numri i aksidenteve në dhjetor, grupmosha 25-35 vjeç shkakton mbi 31% të tyre

Në vitin 2018 u numëruan 136 aksident rrugore me një rritje 3 për qind në raport me dhjetor 2017. Instituti i Statistikave raportoi të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore ku...

Koha kur të gjithë lojtarët e kombëtares kuqezi u arrestuan dhe burgosën

Sport

Koha kur të gjithë lojtarët e kombëtares kuqezi u arrestuan dhe burgosën

30 maj 1990. Shqipëria përballej me Islandën, në ndeshjen e parë për kualifikueset e Europianit 1992. Ishte koha kur bota e futbollit po përjetonte edhe emocionet e fillimit të Kupës...

​Reagon Allegri pasi Ronaldo e humbi penalltinë

Sport

​Reagon Allegri pasi Ronaldo e humbi penalltinë

Trajneri italian i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk e ka konsideruar humbjes e penalltisë nga Cristiano Ronaldo ndonjë gjë të madhe, duke thënë se një gjë e tillë mund t’i ndodhë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!