Presidenti i Eurochamber, Leitel: Korrupsioni pengon Shqipërinë

Premte, 14 September 2018 18:48

President i Eurochamber, Dhomës Europiane të Tregtisë dhe Industrisë, Christofer Leitel, i pranishëm në Shqipëri në një intervistë televizive thotë se Shqipëria e ka të domosdoshme të marrë masa për forcimin e zbatimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit

Sipas tij kjo situata me korrupsionin është një pengesë e madhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE por edhe për zhvillimin ekonomik.

 “Janë disa vende të rajonit që aspirojnë integrimin dhe këto gjashtë vende nuk kanë pasur zhvillime në tregtinë e brendshme në dekadën e fundit. Pyetja ime është nëse këto vende nuk janë të afta për të pasur zhvillim të brendshëm si do t'i përballojnë kompeticionet e forta në tregun europian? Kjo do të thotë që këto vende duhet të forcojnë marrëdhëniet tregtare mes tyre. E dyta, secili nga këto shtete që duan anëtarësimin në 2025 duhet të plotësoje 2 kritere, dhe këtë po e them shkurt, sundimi i ligjit dhe jo korrupsion. Nëse këto kritere nuk do të përmbushen atëherë nuk do të ketë anëtarësim, ta themi këtë qartë dhe premtimet për këto nuk janë të mjaftueshme. Gjithashtu unë jam i informuar që Shqipëria po ndryshon legjislacionin e saj dhe janë duke bërë rregulla më të mira. Të implementosh ligjet është një gjë dhe të jetosh dhe ti transmetosh këto ligje në realitet është diçka tjetër dhe për këtë përfaqësues të bizneseve si këto të dhomave duhet të përfshihen dhe të japin kontributin e tyre për këtë”, shprehet Leitel.

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 19:04

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...