Kryebashkiaku Xhelal Mziu: Regjistrime me ndikim politik në Shkollën Profesionale Kamëz

Premte, 14 September 2018 16:15

Kryetari i Bashkisë Kamëz, njëkohësisht dhe kreu i degës së PD, ka reaguar ndaj situatës së paprecedentë të regjistrimeve në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz. Zoti Mziu ka denoncuar faktin e regjistrimeve me ndikim politik ne këtë shkollë.

Ja reagimi i kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu:

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, për fatin e keq dhe situatën e rëndë të diskriminimit që i bëhet Kamzës dhe banorëve të saj, një gjë e rëndë po ndodh në Shkollën Profesionale Kamëz, ku regjistrimet e deritanishme janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të deputetit të Partisë Socialiste të zonës dhe kryetarit të kësaj force politike po të zonës së Kamzës.

Ky akt është një shkelje flagrante e të drejtës së dhjetëra dhe qindra të rinjve dhe të rejave që dëshirojnë të vazhdojnë studimet dhe të cilat nuk mund të regjistrohen pa rekomandimin e monitoruar të këtyre dy personave me pushtet politik në këtë zonë.

Shkolla Profesionale është investim i Komuniteti Evropian, i Bankës Botërore dhe KfË që erdhi si një bashkëpunim i ngushtë i Bashkisë Kamëz me qeverinë “Berisha”, me një vlerë rreth 1 milion euro. Kjo infrastrukturë e realizuar me sukses pati si qëllim në vetvete afrimin e qindra, mijëra të rinjve nga e gjithë Shqipëria për t’u përgatitur për profesione të ndryshme”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zgjedhjet brenda PD, Gjata: Ju tregoj pse ishin të ndershme dhe me standart

Politikë

Zgjedhjet brenda PD, Gjata: Ju tregoj pse ishin të ndershme dhe me standart

Njëri prej personazheve më të rinj në arenën politike të demokratëve është edhe Çlirim Gjata, i zgjedhur si Sekretar për Çështjet Ligjore në PD. I ftuar në “Open” të Eni...

Bebe Rexha "shpërthen" ndaj stilistëve të famshëm, zbuloni arsyen

Show-biz

Bebe Rexha "shpërthen" ndaj stilistëve të famshëm, zbuloni arsyen

Ylli i popit, Bebe Rexha ka reaguar publikisht për disa stilistë që refuzuan ti japin veshje për eventin "Grammys" pasi trupi i saj është i madh dhe nuk kanë masa...

Tatimet: Ndryshimet që prekin tatimin mbi të ardhurat

Aktualitet

Tatimet: Ndryshimet që prekin tatimin mbi të ardhurat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!