Një informacion i bukur

Premte, 14 September 2018 14:47

Kur kompleksin e ndërtesave në të cilat funksionojnë sot dy teatrot kombëtarë e kam vlerësuar si një monument shumëfish historik, – të historisë kulturore, të historisë artistike, të historisë sociale, të historisë së albanologjisë, të historisë politike të shtetit shqiptar, – as kam mundur t’i përmend të gjitha dhe as i kam ditur të gjitha. Mirëpo njeriu mëson.

Tani mësoj që e para konferencë shkencore në mjedisin shqiptar kushtuar figurës së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, është shënuar – ku tjetër? – pikërisht në atë ndërtesë në vitin 1949. Ka qenë një ligjëratë e organizuar dhe e mbajtur nga ish-drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aleks Buda: “Figura e Gjergj Kastriotit në historinë e popullit shqiptar”. Ajo sot mund të lexohet e plotë në përmbledhjen e tij “Studime për Skënderbeun”, të sapobotuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, ku shërbej edhe vetë.

A kam pasur apo jo të drejtë kur kam thënë se si vallë ai kompleks e mban përmbi vete kaq histori me një peshë të tillë? Dhe ja se ku kazma kundër atij kompleksi shumëfish historik është ngritur pikërisht kur agjitpropi politik shfren zellin e “Vitit të Skënderbeut”.

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 18:39

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...