19 persona të zhdukur në Vlorë për tri vitet e fundit

Premte, 14 September 2018 11:35

Janë 19 persona që rezultojnë të zhdukur në rrethana ende misterioze në harkun e rreth tri viteve. Pas denoncimit të familjarëve, Policia ka nisur hetimet, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre. Grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e të shumtëve prej tyre janë për larje hesapesh apo hakmarrje për çështje, që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën.

Burime nga Policia bënë të ditur se nuk përjashtojnë dyshimin se ata mund të jenë vrarë, por për sa kohë nuk ka trupa të zbuluar, këta persona konsiderohen veçse të zhdukur. Ngjarja më e rëndë e zbuluar ndodhi kur një trup i masakruar dhe me kokë të ndarë u gjet më 24 janar të 2017-s në fshatin Romës të Vlorës. Ishte një çoban që zbuloi kokën e dekompozuar dhe njoftoi menjëherë Policinë.
Ksandro Imeraj, i zhdukur
Kjo e fundit mbërriti në vend dhe po në këtë fshat, pranë vendit të quajtur “Përroi i Mollës”, në një zonë të pyllëzuar, gjeti edhe një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga gjymtyrët e poshtme dhe pjesë të legenit. Këto pjesë skeleti u gjetën rreth 40 metra larg vendit të ngjarjes ku u gjet koka, të cilat dyshohen se i përkasin të njëjtit trup. Por që prej asaj dite, nuk ka të dhëna që viktima të jetë identifikuar.
Ariseld Maze, i zhdukur
Ndërkaq, disa prej ngjarjeve të bëra publike nga të afërmit e tyre janë edhe zhdukja e biznesmenit Adriano Jaho, 52 vjeç dhe ndihmësit të tij, Ariseld Maze, 28 vjeç. Jaho dhe Maze kanë dalë më 3 korrik të 2017-s në mëngjes nga Porti i Vlorës për të provuar një skaf dhe nuk janë kthyer më që nga ajo ditë. Familjarët e tyre bënë apel për ndihmë dhe denoncuan rastin në Polici. Ksandro Imeraj, 32 vjec, është një tjetër i ri, që zhdukja e tij është denoncuar nga të afërmit, edhe nëpërmjet medias.
Albano Xhaferri
Ai u zhduk në ditët e fundit të marsit të këtij viti teksa dyshohet se është mbytur në rrethana të paqarta në det ku ishte nisur drejt Italisë me mjet lundrues. Ndërkohë që ende e mistershme mbetet vetëvrasja e vëllait të tij dy muaj më pas. Albano Imeraj, 26 vjeç u gjet pa jetë pranë monumentit të Pavarësisë. Veç rasteve që janë denoncuar nga vetë familjarët në media, Policia e Vlorës nuk bën të ditur emrat e personave të tjerë të zhdukur. Por, sipas të dhënave zyrtare, nga personat e humbur, 4 dyshohet se janë zhdukur në det.
Dyshohet se ata ishin nisur drejt Italisë për të transportuar lëndë narkotike apo për t’u larguar nga Shqipëria. 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në mënyrë misterioze, për të cilët dyshohet se mund të jenë vrarë ose janë larguar nga banesat e tyre dhe për shkaqe sigurie kanë humbur gjurmët.
Vetëm në këtë vit janë shtatë denoncime për të zhdukur në Qarkun e Vlorës. Mes personave të zhdukur janë edhe dy emigrantët e ardhur së bashku nga Belgjika, Albano Xhaferri dhe Ervis Troqe. Ata rezultojnë të zhdukur prej dy muajsh dhe nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre./Panorama

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!