Deklarata bombë e trajnerit çek: Mendoj se meritoj të ekzekutohem

Tuesday, 11 September 2018 17:37

Karel Jarolim është larguar nga posti i trajnerit të ekipit të Republikës Çeke në futboll, pasi lojtarët e këtij shteti janë përballur me humbje kundër ekipit të Rusisë me rezultat 5-1.

“Karel Jarolim ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar çek me marrëveshje të përbashkët. Faleminderit trajner”, ka njoftuar Federata i Futbollit të Çekisë, përmes një postimi në Twitter.

Humbja e këtij ekipi në një ndeshje miqësore më 10 Shtator në qytetin rus, Rostov-on-Don, ka shënuar humbjen më të rëndë për Republikën Çeke, prej kur është ndarë Çekosllovakia më 1993.

“Ndihem shumë keq, besoj se meritoj një ekzekutim publik, është faji im”, ka thënë Jarolim, duke shtuar se ekipi me siguri do të ketë nevojë për “stimulim”.

Humbja në Rostov ka pasur një tjetër humbje kundër Ukrainës javën e kaluar me rezultat 2-1. Jarolim 62 vjeç, ka qenë trajner i këtij ekipi nga viti 2016, dhe nuk ka arritur ta kualifikojë Republikën Çeke në Kampionatin për Kupën e Botës që është mbajtur këtë vit në Rusi.

Federata e futbollit ka thënë se do ta zhvillojë takime me kandidatët potencialë për ta zëvendësuar ish-trajnerin./REL

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Aktualitet

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Gazetarja Sonila Meço rikthehet përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun. Meço është bërë zyrtarisht pjesë e...

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Politikë

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel pa praninë e opozitës. Ai shkruan se opozita ka qenë nga vitit 2013...

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Aktualitet

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!