Dëshmia e të afërmit të viktimave të Selenicës: ‘Për mua Ridvani ishte djalë i mirë, fajin e ka i ati’

Saturday, 11 August 2018 09:19

Dëshmi të ndryshme vijnë nga të afërmit e 8 viktimave, që mbetën të vrarë dje në Resulaj të Vlorës. Një prej tyre, Safeti tregon në një prononcim për gazetarin e ‘Neës24’ Enrik Mehmeti se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti mes autorit, Ridvan Zykaj dhe kushërinjve të tij, dy familjeve Zykaj.

Mes të tjerash ai tha se autori ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që kjo gjë hidhet poshtë nga policia. I moshuari tha se pas ngjarjes fshihet babai i autorit, i cili nuk është kujdesur për veprimet e djalit, ndërsa si motiv të krimit quan papjekurinë.

“Ishin njerëz të mirë. Për konflikte nuk di gjë. S’kanë pasur debate më parë. Motivi është papjekuria. Ai nuk ka menduar se ku dalë. Nuk më shkon mendja se ka qenë e planifikuar. Për mua ishte djalë i mirë. Nuk kisha dëgjuar për konflikte. Unë kam këtë tokën këtu, dhe ia kisha lënë Azemit për të kullotur bagëtitë. Kisha 2 muaj pa ardhur këtu. Mbanin armë pa leje dhe qëllonin nga lumi. Ishte dhe në burg ai, disa muaj apo një vit për armëmbajtje pa leje. Unë si Safet mendoj se babai ka fajin kryesor. Nëse më bën diçka fëmija. Ai ishte pak nevrik. Unë i thoja; Jovan Bregu këtij (autorit). Nuk e njihnim për pijanec”, tha i moshuari.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LIVE/ Nis ceremonia zyrtare e formimit të Ushtrisë së Kosovës

Bota Shqiptare

LIVE/ Nis ceremonia zyrtare e formimit të Ushtrisë së Kosovës

Presidenti Thaçi në ceremoninë qendrore për transformimin e FSK-së, i ka uruar ushtrinë çdo pjesëtari të FSK-së, çdo qytetari të Kosovës, derisa ka shprehur nderimet më të thella për çdo...

LAJM I FUNDIT/ Durrësi pa siguri, grabitet makina e bankës bashkë me paratë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Durrësi pa siguri, grabitet makina e bankës bashkë me paratë

Një mjet që por transportonte paratë e një banke është grabitur nga disa persona të maskuar ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhru në orën 16:30 në Shkozet të Durrësit. Policia e...

"Protesta e studentëve, zëri i Shqipërisë reale"

Politikë

"Protesta e studentëve, zëri i Shqipërisë reale"

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për protestën e studentëve, të cilët sot numërojnë plot 10 ditë në pritje të një përgjigje pozitive. Ai shkruan se protesta e studentëve...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!