Policia e "Rilindur", shefi i Rendit në Delvinë jep shfaqe i dehur në mes të lokalit (VIDEO)

Premte, 10 August 2018 18:34

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra shefin e Policisë së Rendit në Delvinë, pasi ai u shfaq në një video duke kërcyer. Nga pamjet duket se ai e ka tepruar me alkoolin.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet Specialisti i Rendit në Komisariatin e Policisë Delvinë, P.Xh., duke kryer veprime jo etike pasi ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, Drejtori Policisë Vendore Vlorë, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka kryer pezullimin e menjëhershëm të tij. Njëkohësisht Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj këtij punonjësi”, njofton Policia. 

“Policia e Shtetit falënderon cilindo që konstaton dhe denoncon raste të abuzimit me uniformën e Policisë apo me detyrën që ata kryejnë, duke premtuar një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Policia e Shtetit është e vendosur për të ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor dhe për të pasur një performancë sa më të mirë në komunitet dhe në këtë kuadër fton qyetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin ‘Komisariati Dixhital’, në numrin 0800 90 90 të SHÇBA, në faqet zyrate të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, apo në rrjetet sociale e mediatike”, vijon më tej njoftimi i Policisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Globi

Pompeo prezanton shefin e “Grupit të Veprimit ndaj Iranit”

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo emëroi sot këshilltarin e lartë të politikës, Brian Hook, si përfaqësues special për Iranin. Ky veprim erdhi pasi administrata Trump është përgatitur për...

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Sport

Vëllai i Leo Messit dënohet me dy vite e gjysëm burg, por ...

Matias Messi, vëllai i madh i yllit të Barcelonës dhe të Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit. Messi ka marrë një dënim me burg...

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Lifestyle

Çfarë pe në fillim? Mund të zbulojë shumë për ju

Hidhini një sy fotos, ajo që do shikoni në fillim zbulon diçka për ju VajzëNëse je një grua dhe ke parë imazhin e vajzës në fillim, atëherë je gati për gjëra...