Dollari shënon rritje të fortë, rënia e euros vazhdon

Premte, 10 August 2018 13:30

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke arritur afër nivelit të janarit, ndërsa euro ka shënuar një rënie të lehtë, pasi Banka e Shqipërisë blen vazhdimisht tepricën e euros në treg, duke mos lejuar nënçmimin e fortë të saj.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar është këmbyer sot me 139.37 lekë, me një rritje prej 1.08 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ndërsa euro ka rënë me 0.07 lekë, duke u këmbyer me 125.48 lekë, niveli më i ulët që nga fillimi i qershorit, kur Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor.

Në bursat ndërkombëtare euro shënoi një rënie të fortë sot, duke zbritur në në 1.146 USD, si rrjedhojë e shqetësimeve të rritura nga kriza turke, ku lira arriti në nivelet minimale historike të saj dhe Banka Qendrore Europiane shprehu shqetësimin për ekspozimin që mund të kenë disa banka të BE-së ndaj huamarrësve në Turqi.

Por, në tregun shqiptar rënia e euros ishte shumë më e ulët në raport me tkurrjen e monedhës së përbashkët në bursa dhe kjo çoi në mbiçmimin e fortë të dollarit për të ruajtur raportet e këmbimit me bursat ndërkombëtare. Euro tradicionalisht është e dobët në muajin gusht për shkak të prurjeve të larta nga turistët dhe emigrantët, por këtë vit Banka e Shqipërisë është vazhdimisht e pranishme në treg, për të mos lejuar një ulje të pakontrolluar të monedhës së përbashkët.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur dje në raportin e politikës monetare të tremujorit të dytë se ndërhyrjet në tregun valuator do të vijojnë të përdoren deri kur rreziqet me origjinë kursin e këmbimit të mënjanohen.

Banka analizon se, mbiçmimi i kursit të këmbimit në gjysmën e parë të vitit 2018 shkoi përtej trendit forcues të diktuar nga faktorët strukturorë. Ky mbiçmim pasqyroi një koncensues të fortë të pritjeve rreth forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit në të ardhmen, duke sjellë ndryshimin e sjelljes së agjentëve dhe operatorëve të tregut valutor dhe duke rezultuar në një zhballancim të raporteve ndërmjet kërkesës dhe ofertës për valutë./monitor/

1 koment

  • Përgjigju rq

    një dollar është këmbyer sot me 139.37 lekë
    Ndërsa euro ka rënë me 0.07 lekë, duke u këmbyer me 125.48 lekë,
    euro shënoi një rënie të fortë sot, duke zbritur në në 1.146 USD

    Wrong math

    Premte, 10 August 2018 14:12 komentuar nga rq

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FRESH dhe policia në aksion për të mposhtur protestën e studentëve në Gjirokastër

Aktualitet

FRESH dhe policia në aksion për të mposhtur protestën e studentëve në Gjirokastër

Studentët në Gjirokastër janë në ditën e tyre të dytë të protestës për plotësimin e kërkesave të tyre. Por megjithatë ata kanë hasur vështirësi për t’u organizuar. Së pari ishte policia...

Ambasadori amerikan: Qeveria t'i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Globi

Ambasadori amerikan: Qeveria t'i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka folur sot për çështjen e luftimit të korrupsionit, ndërsa ka thënë se nuk janë të mjaftueshme ligjet nëse ato nuk...

Një specie e re dinozauri zbulohet në Australi

Bota Shqiptare

Një specie e re dinozauri zbulohet në Australi

Një specie e re dinozauri u zbulua në Australi, saktësisht dy fragmente të nofullës, për here të parë në gati një shekull. Dinosauri i ri australian, i quajtur Weewarrasaurus pobeni, ishte...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!