Flet dëshmitari/ 'Të fala nga ...’ Çfarë i tha vrasësi, Fatbardh Licit, para se ta ekzekutonte

Premte, 10 August 2018 13:23

Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë.

Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë ‘të fala’ viktimës.

Të paktën kështu ka thënë një dëshmitar që ishte aty pranë.

Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit ‘Scorpion’.

53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë.

Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras.

Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. 7 vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.

Për vrasjen e sotme, policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje.

Deri tani nuk ka asnjë dëshmi të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e vrasësit. Uniformat blu kanë gjetur edhe makinën tip Benz që u përdor për vrasjen e 53-vjeçarit.

Mjeti u gjet duke u djegur në fshatin Dobraç pak minuta pas ngjarjes. /AbcNews

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Njollat e bardha në lëkurë – Shenjat e mungesës së vitaminave në organizëm

Aktualitet

Njollat e bardha në lëkurë – Shenjat e mungesës së vitaminave në organizëm

Njollat e bardha në lëkurë ndryshe quhen Vitiligo. Ky problem shëndetësor shfaqet në çdo pjesë të trupit. Një karakteristikë e këtyre njollave është se janë simetrike. Pra nëse këto njolla dalin në...

Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë

Aktualitet

Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë

Përdorimet mjekësore të rozmarinës datojnë që në lashtësi. Kjo bimë çmohet si mirëmërëse për gjithë organizmin dhe për shëndetin e mëlçisë gjithashtu. AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë të shëndetshme dhe krejt...

Icardi: Të fitosh derbin në minutën e 93 është edhe më bukur

Sport

Icardi: Të fitosh derbin në minutën e 93 është edhe më bukur

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi që ishte “heroi” i Interit në derbin lokal kundër Milanit ka deklaruar pas takimit se të fitosh ndeshje të tilla në minutat shtesë është edhe më...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!