Kapen mallra kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi i automjetit

Premte, 10 August 2018 11:53

Janë zbuluar mallra kontrabandë në Degën Doganore të Hanit të Hotit në Shkodër. Shërbimi Doganor i Degës së Hanit të Hotit gjatë kontrolleve të ushtruara ka konstatuar, se në automjetin e shtetasit me inicialet B.B ishin fshehur mallra të padeklaruara, të cilat synonte ti fuste në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali i Zi.

Në automjetin e këtij shtetasi janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë dhe taksë doganore si, cigare Trokadero 433 paketa, verë e kuqe, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente.

Bazuar në nenet 172 dhe 174 të Kodit Penal, nga Shërbimi Doganor i kësaj Dege,u krye arrestimi i këtij shtetasi dhe materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër për hetime të mëtejshme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Një tjetër person i afërt i ish- deputetit vihet në pranga

Aktualitet

Një tjetër person i afërt i ish- deputetit vihet në pranga

Zbulohen detaje të reja nga operacioni që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko. Mbrëmjen e djeshme përpos Çukos është arrestuar edhe shoferi i tij, Qerim Musha, bën me dije...

Lirohet nga burgu 12 orë pas ndalimit Flamur Avdyli, vëllai i kokës së grupit të Shijakut

Aktualitet

Lirohet nga burgu 12 orë pas ndalimit Flamur Avdyli, vëllai i kokës së grupit të Shijakut

Rreth 12 orë pas ndalimit është liruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Flamur Avdyli. Ai është vëllai i drejtuesit të grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili vijon që...

Hysaj mposht Behramin

Sport

Hysaj mposht Behramin

Kapiteni Valon Behrami ka luajtur deri në minutën e 68-të te Udinese që u mposht në shtëpi nga Napoli me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe ishte e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!