Ekzekutimi në Shkodër/ Ja lidhja e viktimës me këshilltarin bashkiak të PS, të dy persona me precedentë penalë

Premte, 10 August 2018 09:43

Fatbardh Lici është ekzekutuar me armë nga persona të paidentifikuar  në lagjen “Guerile”, pranë ish- Poçerisë mëngjesin e sotëm.

Nga hulumtimet e bëra rezulton se viktima është vëllai i këshilltarit Bashkiak në Shkodër Mustafa Lici.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 2013, Mustafa Lici ka kandiduar për deputet në Shkodër, pasi ishte në listën e PS. Mustafa Lici, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, rezulton i dënuar në 2007 dhe në 1985 për plagosje e lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016. Mustafa Lici është këshilltari më i vjetër dhe ka më shumë mandate.

Fatbardh Lici njihej si një ndër të fortit e Shkodrës, megjithëse nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i proceduar penalisht.

Gjithashtu ai ka lidhje familjare dhe me Lulzim Kullës, të cilit pak muaj më parë ju bë atentat në qytetin e Shkodrës.

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 09:48

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Politikë

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Prej disa ditësh me rradhët rruga para ministrisë së Arsimit në Tiranë është mbushur me studentë që protestojnë për uljen e tarifave si dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit...

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktualitet

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në mandatin e dytë të qeverisë nuk kemi parë asnjë vizion të qeverisë. Liçaj: Pse gjithë...

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Aktualitet

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Pedagogu Edmond Tupja është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!