“I piqnim njerëzit e gjallë”, “Djali Ujk” i rrëfehet ish-anëtarit të forcave speciale

Hënë, 06 August 2018 10:05

Një ish-vrasës i një karteli meksikan të drogës i njohur si “Djali Ujk” ka zbuluar se si i torturonte armiqtë e tij duke i pjekur të gjallë, por gjithashtu thotë se e urrente kur gjërat bëheshin të përgjakshme.

Vrasësi i pamëshirshëm rrëfen se vrasjen e parë e ka kryer kur ishte 12 vjeç pasi kishte marrë pjesë në një kamp stërvitor për t’u shndërruar një “sicario”. Kur numri i të vrarëve prej tij shkoi në 30, hoqi dorë dhe iu dorëzua policisë pasi zbuloi se shefat e tij po planifikonin ta hiqnin qafe.
Historia e “Djalit Ujk” tregohet në një dokumentar të kanalit britanik Channel 4 dhe ai flet përballë ish-pjesëtarit të forcave speciale britanike Jason Fox. “Njihuni me Zotët e Drogës: Brenda Narkove të Vërtetë”, quhet seriali i reportazheve në të cilat ish-anëtari i SAS (Special Air Service) shkel vetë në Meksikë, Kolumbi dhe Peru, për të treguar se si funksionon bota e nëndheshme e krimit.
Duke folur nga një burg i Teksasit, “Djali Ujk” thotë: “Nuk e pëlqeja këtë punë, sidomos kur plaste gjaku. E kam nisur duke bërë gjërat e thjeshta, me të cilat e nisin të gjithë, si heqja e dhëmbëve, prerja e gishtave dhe pjekja e njerëzve të gjallë… Gjëra që duhen për t’i bërë që të flisnin. Nuk e shijoja, por bëja maksimumin për të qenë më i miri”.
Fox i cili dikur kërkonte t’i kapte këta kriminelë, tani është rikthyer për t’i intervistuar. Ai arrin të futet në ambientet e Kartelit të Sinaloas, falë lejes së marrë te “El Chapo”, i cili u ekstradua në SHBA në vitin 2017. Ai gjithashtu viziton një varrezë të bosëve të kartelit që kanë vdekur, sigurisht të rrethuar në luks edhe në “botën tjetër”, pasi i gjithë kompozimi për një varr mund të shkojë deri në 1 milionë dollarë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vendet ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore?

Aktualitet

Vendet ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore?

Të tradhtosh bashkëshortin është ende e paligjshme në disa shtete. Shumica e shteteve tradhtinë bashkëshortore e përcaktojnë si akt mashtrimi, marrëdhënien seksuale mes një personi të martuar dhe një person...

Njollat e bardha në lëkurë – Shenjat e mungesës së vitaminave në organizëm

Aktualitet

Njollat e bardha në lëkurë – Shenjat e mungesës së vitaminave në organizëm

Njollat e bardha në lëkurë ndryshe quhen Vitiligo. Ky problem shëndetësor shfaqet në çdo pjesë të trupit. Një karakteristikë e këtyre njollave është se janë simetrike. Pra nëse këto njolla dalin në...

Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë

Aktualitet

Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë

Përdorimet mjekësore të rozmarinës datojnë që në lashtësi. Kjo bimë çmohet si mirëmërëse për gjithë organizmin dhe për shëndetin e mëlçisë gjithashtu. AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë të shëndetshme dhe krejt...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!