Berat Buzhala lëshon bombën/ Thaçi donte të vriste Ibrahim Rugovën

Saturday, 04 August 2018 16:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përdorë Ibrahim Rugovën për të akuzuar Sali Berishën se është kundër shqiptarëve të Kosovës. Thaçi ka thënë se sa ishte gjallë Rugova nuk kishte lajuar që Sali Berisha as të mos shkilte në Kosovë.
“Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, ka shkruar Thaçi, sot, në një reagim që e ka bërë kundër Sali Berishës.

Mirëpo, Hashim Thaçi, në një kohë tjetër, paralajmëronte dënimin e Ibrahim Rugovës. Madje, paralajmëronte dënime të rënda për ish-udhëheqësin e shqiptarëve të Kosovës, i cili gjatë luftës ishte zënë rob në Beograd bashkë me familjen e tij.

“Veprimet e tilla antikombëtare të Rugovës do të dënohen rëndë”, thoshte Thaçi më 1999 për Ibrahim Rugovën.

Ndërkohë, Presidenti Thaçi flet fjalë të mira tash për Ibrahim Rugovën.

Dikur fjalë të mira kishte edhe për Sali Berishën, të cilën e quante linder dhe burrështetas.

Mirëpo, Thaçi në atë, më 2013, kohë fliste mirë për Berishën meqë i njëjti ishte edhe Shef i Qeverisë shqiptare.

“I nderuar Kryeministër Berisha, Ju keni dhënë kontribut të pamohueshëm për fitoren e demokracisë në Shqipëri, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon. Kontributi juaj do të mbetet historik për integrimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen perspektivës për integrime euroatlantike. Ju do të mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës”, i shkruan Thaçi liderit të Shqipërisë Sali Berishës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Politikë

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Prej disa ditësh me rradhët rruga para ministrisë së Arsimit në Tiranë është mbushur me studentë që protestojnë për uljen e tarifave si dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit...

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktualitet

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në mandatin e dytë të qeverisë nuk kemi parë asnjë vizion të qeverisë. Liçaj: Pse gjithë...

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Aktualitet

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Pedagogu Edmond Tupja është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!