Shumica e maturantëve shqiptarë deklarojnë se kanë kopjuar

E mërkurë, 11 July 2018 23:03

Matura Shtetërore 2018 u shoqërua me paligjshmëri dhe problematika.
Ky është konkluzioni i arritur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, përmes një ankete online, ku morën pjesë 500 maturantë.

“30% e maturantëve pohojnë se ka pasur valë, telefona dhe internet nëpër klasa. Këtë e vërtetoi edhe nxjerrja e tezës në rrjetet sociale. Gjithashtu 70% e maturantëve pohojnë se ka pasur komunikim mes tyre”, tha Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”.

Mohimi i së drejtës për të ankimuar notën e provimit është gjithashtu i paligjshëm sipas “Qëndresës Qytetare”. Kjo është arsyeja përse në vjeshtë do t’i drejtohen Gjykatës Administrative, për të shfuqizuar nenin vitin e ardhshëm. Rast i ngjashëm është edhe vendimi i qeverisë, në prill të këtij viti, për vendosjen e mesatares mbi 7 për 105 programe studimi.

“Penalizohet jo vetëm ai që do të shkojë për mësues, por edhe ai që do të zgjedhë një nga këto 105 programe. Ai që do shkojë për histori nuk është e thënë të bëhet mësues, por mund të ndjekë degën e arkeologjisë, apo të specialistit të historisë”, shprehet më tej Rigels Xhemollari.

Ajo që mbetet e rëndë, sipas “Qëndresës Qytetare”, është se rritja e mesatares në fushën e mësuesisë është e qëllimshme.

“Privati e ofron Ekonomikun e Juridikun me mesatare 6, Stomatologjinë me mesatare 6, degë të cilat publiku i ofron me mesatare 8, 9 dhe 10. Pra, këta nuk kanë nevojë të shkojnë për biologji dhe histori, këta e kanë fare të lehtë situatën e tyre. Me mesataren 6 do të shkojnë të ndjekin Juridikun, Ekonomikun apo Stomatologjinë te privati”, tha Rigels Xhemollari

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Skenarët/ Si shpëton Shqipëria nga rënia në Ligën D

Sport

Skenarët/ Si shpëton Shqipëria nga rënia në Ligën D

Kombëtarja shqiptare përjetoi një natë tmerri në “Loro Boriçi” të Shkodrës, pasi u mposht nga Skocia me rezultatin e thellë 0-4, në një ndeshje ku dukej se gjithçka shkonte kundër...

Studimet në SHBA, ambasada tjetër njoftim  të rëndësishëm

Aktualitet

Studimet në SHBA, ambasada tjetër njoftim  të rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë studentët e vitit të parë dhe të dytë që janë të interesuar të studiojnë një semestër në SHBA se kanë nisur aplikimet. "Jeni studentë...

Parashikimi i motit 18 nëntor 2018

Moti

Parashikimi i motit 18 nëntor 2018

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Italisë do të sjell mot të paqëndrueshëm ne vendin tonë. Vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!