Regjisori bën paralajmërimin për zhdukjen e kulturës në Shqipëri

E mërkurë, 11 July 2018 22:13

Regjisori Kastrio Çipi i është bashkuar ditën e sotme protestës së artistëve e cila po vazhdon që prej një kohe të gjatë si një qëndresë e vetme për mosprishjen e Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij Çipi theksoi se Teatri është thuajse inekzistent po ashtu edhe bibliotekat dhe kinematë sepse kjo është një strategji për të zhdukur kulturën në vend.

“Ne kemi teatro që funksionojnë si kombëtare po japin shfaqje vetëm në Tiranë. Teatri është kthyer pothuajse inekzistent. Kjo gjë ka filluar në fillim që nga kinematë. Kjo situatë është dhe me bibliotekat, kemi pasur në Tiranë në çdo lagje bibliotekë, brezi i im e kujton kohën kur lexonin me zell të madh. Ka një strategji për të zhdukur kulturën në këtë vend. Kjo është një strategji shumë e mirë dhe shumë e strukturuar. Sot artistët nuk kanë të drejtë fjalë në kulturë dhe buxhetet kanë ardhur duke u ulur”- u shpreh Çipi.

Më tej Çipi u shpreh se kjo betejë e nisur nga artistët duhet çuar në fund me përpkrahjen e qytetarëve duku u bërë thirrje që të bashkohen të shumtë në numër në mbështetje të kauzës.

“Unë mendoj se artistët që e kanë nisur këtë beteje, dhe mund ta çojnë në fund me përkrahjen tuaj. Nuk mund të mbyllet kjo betejë vetëm me ndërtesën, duhen zgjidhur të gjitha problemet. Arti dhe kultura duhet të jetë në fokus dhe duhet të ketë një buxhet dinjitoz.Buxheti i artit dhe të kulturës duhet të katërfishohet, po na shemben kishat”- tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Humbi jetën duke shpëtuar të fejuarën, ish-kryeministri mesazh për familjen e Ervid Palaj   

Aktualitet

Humbi jetën duke shpëtuar të fejuarën, ish-kryeministri mesazh për familjen e Ervid Palaj  

I riu Ervid Palaj humbi jetën mesditën e sotme në Vilun, pasi shpëtoi të fejuarën e tij dhe motrën nga mbytja. Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga të gjitha anët.  Gjesti...

Turqi, 2 mijë notarë në garë në Bosfor

Globi

Turqi, 2 mijë notarë në garë në Bosfor

Në Turqi, më tepër se dy mijë njerëz zhvilluan sot gara noti nga Azia për në Europë, si pjesë e garës së përvitshme Ndërkontinentale të Bosforit. Notarët përshkruan ngushticën që lidh...

Shehu: Bushati bëri rolin e strucit

Politikë

Shehu: Bushati bëri rolin e strucit

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me deklaratat që bëri sot Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehu thotë se...