Kush janë deputetët dhe ministrat socialistët që Prokuroria i mbante nën përgjim?

E mërkurë, 11 July 2018 20:10

Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ishte në komisionin e Ligjeve ku prezantoi raportin vjetor të institucionit që drejton. Pas raportit, deputetët e opozitës, i drejtuan Markut një sërë pyetjesh.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e pyeti kryeprokuroren e Përkohshme, nëse në kohën që ajo mori detyrën, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pasur nën hetim çështje që lidheshin me deputet apo ministra socialistë për vepra që lidhen me korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Paloka pyeti nëse deputet apo ministra socialist kanë qenë nën përgjimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe çfarë është bërë me këto dosje. 

“Sigurisht që pyetjet e mia nuk kanë lidhje me raportin sepse përgjigjet që unë kërkoj nuk i gjeta në raport.

Pyetjen e parë e kam lidhur me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. A ka pasur Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kohën që ju keni ardhur, çështje nën hetim që lidheshin me deputet apo ministra socialistë? Ka pasur deputet apo ministria socialist të cilët kjo prokurori i përgjonte? Dhe nëse po, flitet për vepra që lidhen me korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar. Nëse po, mbasi erdhët ju, çfarë është bërë me këto dosje dhe me këto çështje”, tha Paloka.

Në përgjigjen e saj Arta Marku tha se nuk kishte informacion për pyetjet që ju drejtuan

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vrasja që tronditi Bllokun, gjykata merr vendimin e madh për Ervis Martinajn

Aktualitet

Vrasja që tronditi Bllokun, gjykata merr vendimin e madh për Ervis Martinajn

Gjykata e Apelit të Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për Ervis Martinajn, duke e lënë në ar.rest në b.urg pa afat. Organi i akuzës kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së...

Mbi 27 mijë shqiptarë morën nënshtetësinë italiane brenda 1 viti

Aktualitet

Mbi 27 mijë shqiptarë morën nënshtetësinë italiane brenda 1 viti

Gjatë vitit të fundit janë 27 112 emigrantë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë italiane. Instituti Kombëtar Italian i statistikave sapo ka publikuar të dhënat e fundit mbi praninë e emigrantëve...

Alarm fals, në makinën e Drejtorit të Hekurudhës nuk ka bombë

Aktualitet

Alarm fals, në makinën e Drejtorit të Hekurudhës nuk ka bombë

Alarmi për bombë në makinën e Drejtorit të Hekurudhave, Ani Dyrmishi, në Durrës, ka rezultuar fals pasi është verifikuar nga autoritetet. Pas njoftimit në Polici se nën makinë ishte parë një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!