Audio-Përgjimi/ Ja si u zbuluan polici dhe prokurori që shisnin gjyqet në Durrës

E mërkurë, 11 July 2018 19:56

Hetimet për efektivin e policisë Haki Dyli, të përfshirë në akte korrupsioni, kishin nisur që në Janar të këtij viti.

Përgjimet e bisedave telefonike tregojnë shumë komunikime të tij me persona të tjerë, ku bëhen pazare, në këmbim të favoreve nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit.

Efektivi i policisë Haki Dyli me detyrë trupë shërbimi në Gjykatën e Durrësit, i cili u prangos të martën nga uniformat blu, ishte nën hetim prej disa muajsh. Ai premtonte të ndërmjetësonte në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve për zgjidhjen e proceseve gjyqësore.

Shkak për fillimin e përgjimeve për Dylin ishte bërë një sinjalizim në polici i vetë kryetares së Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, më 30 Janar të këtij viti. Informacionet që kishin mbërritur tek ajo për implikimin e këtij efektive në këtë veprimtari korruptive, iu referuan policisë e më pas Prokurorisë së Durrësit që nisi hetimin.

Numri i telefonit të punonjësit të policisë u vu në përgjim si person në rolin e sekserit të mbetur në tentativë, ku sipas prokurorisë së Durrësit, doli edhe avokati Devis Qana.

Organi i akuzës thekson se Devis Qana dhe Haki Dyli zhvillojnë komunikime të shkurta e më pas takohen fizikisht për shkak së zyra e avokatit është pranë Gjykatës. Gjatë bisedës së regjistruar më datë 14 Prill 2018, pretendohet se një prokurore i ka kërkuar 2 mijë Euro për të mbyllur një çështje.

B- Po Haki!

A- Hajde se kam një punë tepër urgjente!

B- Erdha erdha…

B- …ai ishte avokat apo sekser?!!

A- …mua më tha që do ja pushoj çështjen patjetër.

B- Mua më tha kështu…unë do ta mbyll çështjen brenda 2-3 vleftësim-ndalimi dhe caktimi masë sigurimi. Djalin do ta nxjerr të pafajshëm. Do t’u jap dhe një dokument që djali është i pafajshëm.

A – Kështu me tha dhe mua…

B- Donte 600 mijë lekë për vete dhe 2 mije euro Prokurorja…

Më herët më datë 7 Mars rreth orës 10 e 30 minuta, Haki Dyli zhvillon një bisedë telefonike me një person. Polici Dyli i kërkon bashkëfolësit 1 mijë euro, të cilat siç thotë ia kishte kërkuar djali i punonjësit të Gjykatës së Durrësit.

A – …erdhi sot urgjent ai zotëria.. tha pasnesër ke 1000 euro. Mirë i thashë dakord!

B – Erdhi sot urgjent eee?!

A – Po, ai i biri.

B – I biri?

A – E pra, nga Vlora.

B – Aaaa ku është aty?

A – Po erdhi e unë nuk e njofta fare i vajta i thash lëviz makinën që ktej, kur ai më tha mua nuk po më njeh!!…eee do vij pasnesër.

B – Ashtu tha?

A – Po…do vij vetë tha pasnesër e do të sjell tha gjysmat e lekëve, do ma bësh hallall tha se nuk kam pas mundësi e kam pas lakun në grykë tha…

Por në një rast tjetër, Haki Dyli tregohet më i kujdesshëm dhe flet me kode.

A – Përshëndetje

B – Përshëndetje, si je Haki mirë? Me kërkon ndonjëri aty te gjykata?

A – Jo të mora unë vete…..?

B – Po…

A – Tashi dëgjo mua se ndërmjetesit i kanë këto, kur bëhesh ndërmjetës

B – Më thuaj….

A – I thuaj babit do t’i sjellë 150 unë dhe do t’ja vonoj një cikë atë qindëshen.

B – po mirë pa problem i them unë…”

Punonjësi i policisë Haki Dyli dhe avokati Devis Qana do të dalin të enjten për njohjen me masën e sigurisë në Gjykatën e Durrësit për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 21:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Humbi jetën duke shpëtuar të fejuarën, ish-kryeministri mesazh për familjen e Ervid Palaj   

Aktualitet

Humbi jetën duke shpëtuar të fejuarën, ish-kryeministri mesazh për familjen e Ervid Palaj  

I riu Ervid Palaj humbi jetën mesditën e sotme në Vilun, pasi shpëtoi të fejuarën e tij dhe motrën nga mbytja. Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga të gjitha anët.  Gjesti...

Turqi, 2 mijë notarë në garë në Bosfor

Globi

Turqi, 2 mijë notarë në garë në Bosfor

Në Turqi, më tepër se dy mijë njerëz zhvilluan sot gara noti nga Azia për në Europë, si pjesë e garës së përvitshme Ndërkontinentale të Bosforit. Notarët përshkruan ngushticën që lidh...

Shehu: Bushati bëri rolin e strucit

Politikë

Shehu: Bushati bëri rolin e strucit

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me deklaratat që bëri sot Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehu thotë se...