Sekuestrohet drogë në Vlorë

E Enjte, 05 July 2018 12:41

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokainë ditën e djeshme.

Siç bëhet me dije janë arrestuar tre persona, ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Në Vlorë e Sarandë, finalizohen dy operacione të drogërave të forta.

 Sekuestrohen 59 doza Heroinë, 23 doza Kokainë dhe një sasi lekësh cash.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin ''Red'', ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Dashamir Ademi, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohen në gjendje të lirë shtetasit D.B., 20 vjeç,  dhe M.L., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë.

U krye arrestimi i shtetasit Dashamir Ademi pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë, shtetasve D.B., dhe M.L..

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.

 Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin ''Ëhite'', ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Silvjo Hoxhallari, 20 vjeç, banues në Tiranë,

Jurgen Hoxha, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në lagjen ''Nr.1'', me 23 doza Kokainë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dalin pamjet: Kur qyteti i Parajsës kthehet në ferr (VIDEO)

Globi

Dalin pamjet: Kur qyteti i Parajsës kthehet në ferr (VIDEO)

Kalifornia po përjeton ditë tmerri pas zjarreve të pamëshirshme që kanë prekur këtë shtet ditëve të fundit, ndërsa numri i viktimave sa vjen e rritet  së bashku me të zhdukurit. Qyteti...

Gjirokastër, zbulohen gjurmët e një varri masiv të ish-të dënuarve politik

Aktualitet

Gjirokastër, zbulohen gjurmët e një varri masiv të ish-të dënuarve politik

Shoqata e ish - të dënuarve politike dyshon se gjurmët e një varri masiv janë zbuluar në Gjirokastër. Bëhet fjalë për ekzistencën e një varri masiv në këmbët e kështjellës së...

Tronditet sërish futbolli italian, gjendet pa jetë futbollisti

Sport

Tronditet sërish futbolli italian, gjendet pa jetë futbollisti

Kur nuk është mbushur ende viti nga vdekja e Davide Astorit, futbolli është tronditur sot nga një tjetër tragjedi. 19-vjeçari, Fabiano Koluçi është gjendur pa jetë në rrethana misterioze. Ditën e djeshme, përmes një komunikate...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!