Shkodër/ Hidhet nga kati i tretë i një pallati, mbijeton 42-vjeçari

E Enjte, 14 June 2018 19:18

Një person ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga një pallat në Shkodër por ka arritur që të shpëtojë.

Ngjarja është regjistruar në rrugën Isuf Sokoli në Shkodër. 42-vjeçari është hedhur nga kati i tretë por sipas burimeve ka arritur që të shpëtojë.

Po sipas të njëjtave burime ky person vuan me probleme të shëndetit mendor.

Personi në fjalë ende i paidentifikuar ka dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po i jepet ndihma e parë. Në vendngjarje ka mbërritur policia për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka rënë nga lartësia e katit të tretë të një pallati shtetasi K. M. 42 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija, Shkodër, i cili vuan me probleme mendore.

Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Hetimet për ndërhyrjen ruse, Trump i përgjigjet Prokurorit të Posaçëm

Globi

Hetimet për ndërhyrjen ruse, Trump i përgjigjet Prokurorit të Posaçëm

Presidenti i SHBA Donald Trump sulmoi hetimin e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke e quajtur “një turp kombëtar”. Zoti Trump...

Berisha publikon foton, ja si torturohen emigrantët në doganë

Aktualitet

Berisha publikon foton, ja si torturohen emigrantët në doganë

Për emigrantët shqiptarë,. Kthimi në vendlindja dhe rikthimi sërish në vendet ku jetojnë e punojnë është një ‘Ferr’ i vërtetë, për shkak të orëve të gjatë që u duhet të...

Ish-ministri: Xhafaj i ka shpallur luftë edhe CIA-s, jeni bërë qesharakë

Aktualitet

Ish-ministri: Xhafaj i ka shpallur luftë edhe CIA-s, jeni bërë qesharakë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar reagimin e bërë nga Ministria e Brendshme dhe policia, për raportin e CIA-s, ku thuhej se Shqipëria është një nga vendet më të...