7 vjet e 4 muaj burg për shqiptarët dhe grekun e kapur me kokainë

E Enjte, 14 June 2018 13:21

Shtatë vite e 4 muaj burg për tre shqiptarët, Ndriçim Bejko, 35 vjeç, rezident në Anagni, Gerti Zyberi, 30 vjeç, me banim në rrugën “Gaeta” në Frosinone, Kostandin Sulonjaku, 33 vjeç, edhe ai i vendosur në Frosinone dhe grekun Vangel Tsoulli, 63 vjeç. Dje seanca me gjykim të shkurtuar për katër të arrestuarit në nëntorin e vitit të kaluar në operacionin “Borë ballkanike”.

 

Akuza për ta është trafik me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike. Tre shqiptarët u mbrojtën nga avokati Marco Maietta, ndërsa greku nga avokati Giampiero Vellucci. Të arrestuarit rrezikonin deri në 20 vite burg, ndërsa prokurori kishte kërkuar 12 vite.

Katër personat u arrestuar më 11 nëntor të vitit 2017. Pakot me kokainë u gjetën në një ndarje të fshehtë në brendësi të fenerit të makinës që ishte parkuar në rrugën “Gaeta”.

Njëmbëdhjetë zarfe me një peshë totale prej 11 kg. Policia dhe Guardia di Finanza së bashku, arritën të zbulonin drogën pas lëvizjeve të çuditshme në anën e pasme të “Volkswagen Tiguan”, me targa greke.

Në operacion morën pjesë rreth dyzet efektivë, më shumë se pesë orë ndjekje. U bllokuan të gjitha rrugët aty pranë, por hetimi kishte filluar pas një sërë kontrollesh rreth stacionit hekurudhor të Frosinones.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Aktualitet

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Në një video, pak muaj përpara se të ndahej nga jeta, Ibrahim Basha shihet duke bërë stërvitje. Ai kishte marrë pjesë në disa misione në Afganistan me trupat ushatarake, ishte...

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Aktualitet

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në qytetin e vogël të Prrenjasit, për të parë kushtet e kopshtit publik të këtij qyteti. Aty duket sikur koha ka ndaluar, pasi kushtet janë...

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Lifestyle

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Kate Middleton ka treguar së fundmi vështirësitë e të qenurit nënë. Dukesha është nënë e tre fëmijëve dhe ka ndarë me të gjithë, sfidat e të qenurit prind. “Është shumë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!