Prokurori i radhës në vetting: Ka bërë deklarim të rremë të pasurisë

E Enjte, 14 June 2018 10:49

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po shqyrton dosjen për prokurorin Gentian Trenova. Seanca degjimore nisi rreth ores 10:00.

Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. I pranishem ne seance eshte dhe Gentian Trenova që shoqërohet nga avokati Saimir Lami.

Relatorja Brunilda Bekteshi deklaron se prokurori Trenova i është nënshtruar procesit me përparësi si anëtar i KED.

Ne lidhje me pasurinë, KPK ka konstatuar se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Bekteshi: ILDKPKI ka konstatuar se Trenova ka kryer deklarim të rreme. Prokurori Trenova ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer kontroll të thelluar. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka një apartament në rrugën 'Ferit Xhajko', të cilit ia ka ndryshuar pronësinë duke e kaluar në emër të vjehrrit dhe vjehrrës.

Deklarim të rremë në vlerën e 12 mijë eurove

Relatorja Brunilda Bekteshi foli për 2 kursime monetare nga rroga e bashkëshortes dhe 3 depozitë bankare.

Bekteshi: Gentian Trenova disponon dy automjete, një 'Volkswagen' dhe një 'Benz'. Prokurori Trenova disponon dhe dhurata nga të afërmit dhe hua të dhëna nga motra dhe nëna.Gentian Trenova ka bërë deklarim të rremë në vlerën e 12 mijë eurove.

Bekteshi tha se Trenova ka ndërmarrë veprime fiktive në zyrën e pasurive të paluajtshme, pasi ka shtuar një kat në apartamentin e tij dhe me pas ia ka dhuruar vjehrres.

Bekteshi: Lidhur me dhurimet rezultoi se ka mungesë të dokumenteve ligjor që i vërtetojnë.

Në lidhje me kontrollin e figurës, relatorja Brunilda Bekteshi tha se rezulton i përshtatshëm.

Bekteshi: KPK i ka kërkuar barrën e provës për mosfillimin e procedimit e hetimit pasuror për shtetasin V.L. i cili ishte kapur me nje sasi lende narkotike. Shtetasi V.L., është ndaluar nga policia greke me një sasi të konsiderueshme droge. Sipas policise pasuria e këtij personi eshte e vene nga aktiviteti kriminal. Materialet jane derguar te krimet e renda, por subjekti ka vendosur te mos fillojë hetim per kete rast.

Sipas KPK, prokurori ka kryer hetim te paplote, duke mos hetuar per verifikimin e këtij personi.

Pushoi dy hetime, ndaj një trafikanti droge dhe një prokurori

Bekteshi: Zoti Trenova ishte caktuar si prokuror edhe ne rastin e nje korrupsioni te nje tjetër prokurori, ne kete rast ka pasur si prove edhe nje pergjim telefonik. Per kete rast subjekti ka mbyllur hetimet, madje subjekti i eshte drejtuar gjykatës per asgjesimin e materialit, kerkese e pranuar nga gjykata.

Pasi të marrë në shqyrtim të gjitha dokumentat e pasurisë por edhe të pastërtisë së figurës, trupa gjykuese do të dalë më pas në vendimin nëse Prokurori i Apelit në Tiranë do të vazhdojë apo jo detyrën.

Trenova është një nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë dhe është i dyti nga KED që kalon procesin e vettingut pas anëtares zëvëndësuese Altina Xhoxhaj, e cila nuk e kaloi procesin e vettingut.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

MPJ: Perëndimi dhe Kosova do të vazhdojnë partneritetin e tyre

Bota Shqiptare

MPJ: Perëndimi dhe Kosova do të vazhdojnë partneritetin e tyre

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke përcjellë me vëmendje qasjen destruktive të Serbisë në lidhje me krijimin e lajmeve të rrejshme, me qëllim përhapjen e propagandës dhe...

Lezhjanët thyejnë rekord për martesat, tiranasit mbeten të fundit

Aktualitet

Lezhjanët thyejnë rekord për martesat, tiranasit mbeten të fundit

Në shoqërinë e një vendi, martesa është një ngjarje e rëndësishme. Nuk është aspak çudi që martesat në ditët e sotme janë shumë më ndryshe se ato të viteve më...

Harry flet për herë të parë për fëmijën, dhe të gjithë u emocionuan

Show-biz

Harry flet për herë të parë për fëmijën, dhe të gjithë u emocionuan

Princ Harry​ dhe Meghan​ Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Jemi të gjithë të emocionuar! Momentalisht, çifti ndodhet në Australi për një turne mbretëror dhe aty folën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!